0Përpara aksionit masiv me kërkesën e dorëheqjes së Mihail Saakashvilit nga posti i Presidentit të Gjeorgjisë, i cili është caktuar për 9 prillin në Tbilisi, autoritetet po forcojnë presionin mbi opozitën. Në Batumi u ndalua Zurab Avaliani, Kryetar i degës rajonale axhare të partisë opozitare “Lëvizja Demokratike – Gjeorgjia unike”. Nino Burxhanaxe, lidere e kësaj partie, në intervistën e vet, dhënë sot gazetës “Rezonancat”, që del në Tbilisi, deklaroi se Saakashvili me politikën e vet e shkatërroi karierën e vet politike dhe vendin.