Ngrohja e klimës në Rusi po ndodh më shpejt se sa në çdo rajon tjetër të planetit tonë. Aty nga mesi i shekullit temperatura mesatare do të ngrihet në 3-4 gradë. Një parashikim i tillë përmbahet  në raportin e agjensisë “Ros-hidro-met” për ndryshimet e klimës dhe pasojat e tyre në territorin e Federatës Ruse. Botimi i raportit përkoi në kohë me festën profesionale të meteorologëve, e cila, nga ana e vet, përkon me dy data të tjera — me Ditën Botërore të Meteorologëve dhe 175-vjetorin e  Shërbimit Hidrometeorologjik të Rusisë. Në raportin në fjalë thuhet se në qoftë se situata me presionin antropogjen ndaj klimës nuk do të ndryshojë, atëherë temperatura do të ngrihet me ritme akoma dhe më intensive. Gjatë 10 viteve të fundit temperaturat në Rusi dhe në gjëresitë e mesme gjeografike,në përgjithësi, po rriten më shpejtë se sa mesatarisht në Tokë, thotë Aleksandër Bedricki, Drejtues i agjensisë “Ros hidro-met”. Ne presim që deri në vitin 2050, sipas këtij parashikimi, temperaturat e mesme të ngrihet deri në 3-4 gradë. Një nga pasojat e një ngrohjeje të tillë mund të bëhet rishpërndarja e rreshjeve. Në jug të vendit ato do të jenë të pamjaftueshme dhe mund të lindin probleme me ujin e pijshëm. Vështirësi mund të piten edhe për lundrimin lumor në lumenj të veçantë. Është i mundur gjithashtu reduktimi i sipërfaqes së ngrirjes së përjetshme, ngritja e temperaturës së tokës dhe, si pasojë, rritja e prodhimtarisë bujqësore në rajonet veriore. Mirëpo ky është vetëm parashikimi i mundur, që nuk është 100% i përpiktë. Ndërsa përsa i përket së ardhmes së afërt, këtu sinoptikët kanë shumë më tepër mundësi parashikimi falë zbatimit të modeleve kompjuterike. Fjalët “rreshje vende-vende” do të mbeten në të kaluarën. Sinoptikët do të mund të thonë me përpikëri deri në 5-7 dhe bile 3 kilometra se ku do të bjerë shi dhe dëborë. Ndërsa pas dy vjetësh përpikëria e parashikimeve në hapësira do të arrijë deri në 2 kilometra. Sot në planet funksionojnë 9 mijë pika vrojtimesh hidrometeorologjike. Në kompleks, në Rusi ekzistojnë pothuajse 9 mijë pika monitorimi të ndotjes së mjedisit rrethues, ndër të tjera, njëmijë e treqind për radioaktivitetin. Në sipërfaqet e detrave dhe oqeaneve vëzhgimet detare realizohen nga 16 anije kërkimoro-shkencore të Agjencisë “Ros-hidro-met”. Në përbërjen e këtij shërbimi punojnë 17 institute kërkimoro-shkencore.