Astronautët e shatllit amerikan “Discavery”, të bashkuar me Stacioni Kozmik Ndërkombëtar, Stiven Svonson dhe Zhozef Akaba gjatë kohës së daljes së tyre në kozmos të hapur natën e kaluar montuan në mënyrë të gabuar një detal me ndihmën e të cilit një nga platformat e jashtme mbërthehet me stacionin. Tani specialistët po shqyrtojnë mënyrat e zgjidhjes së problemit.