Detyrë prioritare e qeverisë së Rusisë është amortizimi, zbutja e pasojave të krizës ekonomike botërore për qytetarët e vendit me të ardhura modeste. Për këtë deklaroi në intervistën e vet dhënë kanalit të parë televiziv rus Ministri i finanave i Rusisë Aleksei Kudrin. Ai kujtoi se Fondi i Rezervës lejon që bile edhe gjatë deficitit buxhetor të vazhdojë realizimi i projekteve kombëtare, të zgjidhen problemet e sigurimit dhe të indeksohen pensionet.