Pozita e shqiptarëve kosovarë nxjerr probleme për veprimtarinë e Misionit të OKB-së në krahinë dhe integrimin e pakicave kombëtare. Kjo vihet në dukje në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun mbajtur në Këshillin e Sigurimit që u përhap sot dhe do të shqyrtohet në seancën e 23 marsit. Sekretari i Përgjithshëm tërhoqi vëmendjen ndaj mosrespektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Kosovë dhe reduktimin e theksuar të numrit të refugjatëve, që u kthyen në krahinë në vitin 2008.