Shallva Natelashvili, opozitar gjeorgjian, në intervistën dhënë gazetës “Sakartvellos Republika” vuri në dukje se Gjeorgjia ka vetëm dy rrugë: ose konfrontimin, ose zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë. Rusia me interesat e saj strategjike në Kaukaz dhe Gjeorgji duhet ti japë asaj garanci politike se do të heqë dorë nga hyrja në Aleancën VeriAtlantike. Opozitari mendon se SHBA-s duhet të mbeten partnere strategjike të Gjeorgjisë, por për këtë ajo nuk duhet të hyjë patjetër në NATO.