Konflikti në Osetinë e Jugut nuk mund të bllokojë marrëdhëniet e Rusisë dhe të NATO-s. Për këtë deklaroi në intervistën dhënë agjencisë ITAR-TASS Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jaap de Hoop Sheffer. Sipas fjalëve të tij nuk do të jetë e thjeshtë që të kapërcahen mosmarrëveshjet për konfliktin e gushtit në Kaukaz, por kjo nuk do të thotë aspak se diskutimet e problemeve, nga më të rëndësishmet, nuk do të rifillojnë. Më 3-4 prill në Strasburg (Francë) dhe Kele (Gjermani) do të zhvillohet takimi i NATO-s kushtuar 60-vjetorit të krijimit të saj. Në rendin e ditës do të jenë marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë.