Rusia është e gatshme për të dhënë 7,5 mlrd.dollarë në krijimin e fondit antikrizë në kuadrin e Organizatës së vendeve të EvrAzEs-it. Për këtë njoftoi sot në Minsk, Ministri i Financave i Rusisë Aleksei Kudrin gjatë takimit me Kryeministrin e Bjellorusisë Sergei Sidorski: “Ne jemi të gatshëm për të qëndruar në krah të atyre në çast të vështirë”, tha Kudrin. Dje Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev dhe ai i Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko diskutuan mekanizmat e kapërcimit të përbashkët të pasojave së krizës financiare.