Më 23 mars në Bruksel do të zhvillohet Konferenca Investuese Ndërkombëtare për modernizimin e sistemit të transportimit të gazit të Ukrainës. Siç deklaroi mbrëmë Zhoze Manuel Barroso, Kievi duhet të demonstrojë një besnikëri më të thellë ndaj plotësimit të detyrimeve të veta përkatësisht transportimit të gazit në vendet-anëtare të BE dhe rivendosjes së besimit ndaj kompleksit ukrainas të gazit, që u minua nga kriza e provokuar e gazit me Rusinë. Ky kompleks ka nevojë mjaft të mprehtë për zhvillim. Ja se ç’tha në intervistën e vet ekskluzive dhënë korrespondentit të “Zërit të Rusisë” eksperti i autoritetshëm i qendrës së Studimeve Energjetike të Institutit të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë, Igor Toberg. "Avaritë e përhershme, të vazhdueshme që kanë vend në territorin e Ukrainës, shqetësojnë seriozisht, para së gjithash, evropianët. Neve na bie 80 % e gazit të eksportuar nga Rusia  që furnizohet nëpërmjet territorit të Ukrainës. Prandaj funksionimi i sistemit ukrainas të transportimit të gazit paraqet për Rusinë një investim jashtëzakonisht të madh. Rusia prej kohësh propozon pjesëmarrjen e vet në drejtimin e sistemit të transportimit të gazit. Fjalë bëhet jo për blerjen e tij, por vetëm për atë që të mos varesh nga të gjitha perturbacionet që evidentohen në olimpin politik të Kievit. Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev në fillim të marsit u shpreh se për modernizimin e sistemit ukrainas të transportimit të gazit strukturat evropiane dhe organizatat ndërkombëtare mund të krijojnë një grup financiar, në të cilin Rusia është e gatshme të marrë pjesë. Në momentet aktuale Ukraina bile as që zgjedh vëllimet e gazit rus të kontraktuara prej saj. Gjë për të cilën, ajo duhet të paguajë gjobë. Por siç deklaroi në emër të Rusisë Kryeministri Vladimir Putin “Ne i falim këto gjoba sepse nisemi në logjikën e veprimit tonë nga realiteti objektiv-se Ukraina s’ka me se të paguajë”. E megjithatë Ukraina nuk dëshiron të marrë kredinë prej 5 mlrd. $ që i propozohet asaj nga Rusia. presidenti i Ukrainës Viltor Jushçenko në takimin me Barroson deklaroi se dokumenti i përgatitur për konferencën e Brukselit për modernizimin e sistemit ukrainas të transportimit të gazit duhet të bëhet objekt i pavarur tregu. Por Evropa ka arsye me peshë të vërë në dyshim të ardhmen e sistemit të pavarur ukrainas të transportimit. Problemi konstaton në atë, se në “Kontratën mbi partneritetin strategjik midis Ukrainës dhe SHBA-s”, që u nënshkrua në dhjetor të vitit 2008, thuhet qartë: “se palët planifikojnë të bashkëpunojnë  ngushtë në çështjen e modernizimit të infrastrukturës ukrainase të transportimit të gazit”. Kontrolli amerikan ndaj sistemit ukrainas të transportimit të gazit është fare qartë se nuk do të kënaq as vetë Ukrainën, as Evropën, as Rusinë që transporton nëpërmjet këtij sistemi gazin e vet.