Propozimet e Rusisë për takimin e grupit të “20-es së Madhe”që do të zhvillohet në kryeqytetin britanik, tregojnë një rrugë reale për daljen nga kriza globale. Propozimet u botuan dje në sajtin e Kreut të shtetit. Drejtimi strategjik i kësaj rruge qëndron si vijon: “Ekonomitë më të mëdha në botë duhet të bashkërenditin standartet e rrepta në fushën e politikës makroekonomike dhe buxhetore”. Rusia ndër të tjera, propozon që të krijohen disa qendra financiare dhe fonde rajonale, të rishikohet roli i fondit monetar ndërkombëtar dhe të kalohet në pagesat botërore në disa valuta. “Zëri i Rusisë” iu lut parlamentarëve që të komentojnë këto propozime. Kështu, sipas mendimit të Pavel Medvedievit,  anëtar i Komitetit për Tregun Financiar në Dumën shtetërore,  detyrat për krijimin e një kontrolli global mbi financat botërore, fondeve për dhënien e ndihmës ekonomive në zhvillim, janë të plotësueshme brenda afatit të shkurtër, në krahasim me  krijimin e  superlativës. Çështë për të ardhur keq, vazhdon ai, qendër kryesore financiare për momentin janë SHBA-s. Dhe mjafton që të shfaqet këtu ndonjë sëmundje ekonomike, e gjthë bota fillon të tështijë, dhe kjo gjë, sigurisht është krejtësisht jo normale, mendon  Pavel Medvediev. Natyrisht, që ne jemi shumë të interesuar për atë që një qendër e tillë të duket në Moskë. Por me sa kuptoj unë, as qeveria e Rusisë, as Presidenti nuk duan që kjo të jetë qendër e vetme financiare në botë. Moska mund  të jetë një prej këtyre  qendrave. Sot po zhvillohen me ritme të shpejta ekonomitë e vendeve të Azisë Juglindore, kështu që atje mund të ekzistojnë qendra suplementare financiare. Dhe ato atje ekzistojnë bile që sot, por është e dëshirueshme që ato të luajnë një rol më të madh. Qendrat evropiane gjthashtu duhet të luajnë po ashtu një rol më të madh në punët financiare të mbarë botës. Amerika Latine është një kandidat tjetër për atë që të krijohen  atje qendra të tillla suplementare financiare. Sipas mendimit të Eugjeni Fiodorovit, Kryetar i Komitetit Parlamentar për politikën  ekonomike dhe sipërmarrjen, tani është e domosdoshme që të frnohet monopolizmi financiar i SHBA-ve. Ai shikon si rrugëdalje nga kriza në aftësinë e konkurrimit të të gjitha valutave  botërore. Parlamentari propozon që dollari amerikan të zëvendësohet nga valuta, emitente e së cilës do të bëhen të gjitha shtetet më të mëdha të botës. Ky nuk do të jetë dollari, por valutë e tillë, në të cilën si pjesë përbërëse do të hyjnë edhe rubla, edhe jeni, edhe euro, edhe pjesërisht vet dollari, mendon deputeti. Vladimir Gallovnjov, Zëvendës Kryetar i Komitetit Parlamentar për politikën ekonomike dhe sipërmarrjen, nga ana  e vet, vë në dukjese kriza globale ekonomike  ndikon në nevojën e marrjes së vendimeve kolektive. Në këtë drejtim do vepruar vendosmërisht dhe së bashku. Tani ende s'ka skenar të qartë të daljes nga kriza  financiaro-ekonomike botërore. Por trendi shumë i rëndësishëm qëndron në atë se 20 shtete vendosën të bashkojnë përpjekjet e veta. Ky nuk është thjesht një program i rrugëdaljes kombëtare për Rusinë, Amerikën ose Anglinë. Kjo tregon se ne do të mund të kapërcejmë krizën financiaro-ekonomike vetëm me përpjekjet e konsoliduara.