Ngjarjet e fundit rreth firmës “Naftogaz Ukraini” të bëjnë të mendohesh përsëri për atë nëse  është i sigurt Kievi si partner në zgjidhjen e problemeve energjetike. Preokupimi nga pasojat e mundura të veprimeve të autoriteteve ukrainase u shpreh nga Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin. Situata me transportin transit të gazit nëpër territorin ukrainas u diskutua në mbledhjen e presidiumit të qeverisë së Rusisë. Skandalin e radhës rreth gazit që plasi në Kiev, Moska e konsideron si punë të brendshme të Ukrainës. Megjithatë duhet të merret parasysh edhe ajo, se këto ngjarje mund të ndikojnë në furnizimet e burimeve energjetike si për konsumatorët në vetë Ukrainë, ashtu edhe në Evropë, u shpreh Vladimir Putin. Ai shpjegon më tej, se lidhur me informacionin për veprimet e strukturave ushtarake ukrainase ndaj firmës “Naftogaz Ukraini”, duke përfshirë edhe synimet për të  marrë nën arrest gazin në territorin e Ukrainës, ne nuk mund të mos shprehim një shqetësim të madh në lidhje me pasojat e tyre të mundura. Siç kemi dëgjuar deri më sot, përpjekjet e autoriteteve zyrtare të Rusisë, ndër të tjera, edhe të “Gazprom”-it për të marrë ndonjë informacion zyrtar nuk po japin rezultate. Igor Sjeçin, Zëvendës kryeministër i qeverisë, vërtetoi se Rusia i merr të dhënat mbi konfliktin në Kiev, kryesisht nga mjetet e komunikimit masiv. Informacion zyrtar prej andej nuk vjen tek ne. Ndërkohë, mjetet ukrainase të komunikimit masiv po vazhdojnë të njoftojnë për zhvillimin e mëtejshëm të skandalit me pjesëmarrjen e personave të parë të shtetit. Për 11,5 miliardë metra kub gaz, të cilat u pompuan në depot nëntokësore ukrainase pretendojnë firma shtetërore “Naftogaz” dhe firma private “RosUkrEnergo”, ish-ndërmjetëse në furnizimet e gazit në Ukrainë. Hapi i parë në luftën për gazin u bë ndalimi dje nga Shërbimi i Sigurimit i Ukrainës i Taras Shepitkosë, Zëvendësshef i degës së doganës energjetike.Pastaj bashkëpunëtorët e strukturave ushtarake mësynë me forcë për ushtrim kontrolli në zyrën e firmës “Naftogaz Ukraini”. Të gjitha këto veprime i dhanë shkas Kryeministres Julia Timoshenko për të deklaruar mbi vazhdimin e luftës së strukturave presidenciale për gazin, dmth, për të hollat. Valeri Horoshkovski, Zëvendëskryetar i Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës, nga ana e vet, deklaroi, duke marrë fjalën në Parlament, se dikasteri i tij akuzon udhëheqjen e firmës “Naftogaz” dhe kabinetin e ministrave për përvetësimin e gazit të huaj. Mirëpo ai pranoi se prova të drejtpërdrejta të asaj se në këtë çështje ka gisht Julia Timoshenko, Shërbimi i Sigurimit nuk zotëron ende. Ndërsa Kryeministri i Rusisë sot theksoi edhe një herë se marrëveshjet për gazin, të cilat u nënshkruan në janar, u përgjigjën plotësisht interesave të Moskës dhe Kievit. Vladimir Putin u bëri thirrje autoriteteve ukrainase që të udhëhiqen në veprimet e veta pikërisht nga logjika e mbrojtjes së interesave strategjike të të dy popujve, dhe jo nga lufta për të holla.