Sigurimi evropian duhet të vështrohet si nocion i jashtëblloqeve dhe ai mund të garantohet vetëm mbi bazën e traktatit. Siguria në këtë u shpreh nga Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në Madrid në një konferencë për shtyp mbajtur pas përfundimit të bisedimeve me Kryeministrin e Spanjës Hose Luis Rodriges Sepatero. Sistemi i tanishëm i sigurimit evropian nuk u përgjigjet kërkesave të zhvillimeve të sotme. Ai u krijua në shekullin e kaluar në kushtet e konfrontimit të bllokut të NATO-s dhe Organizatës së Traktatit të Varshavës, në kushtet e ndarjes ideologjike të Evropës. Që atëherë ndodhën ndryshime të konsiderueshme. U shpërbë Organizata e Traktatit të Varshavës. Nuk ekziston më BS. Përfundoi lufta e ftohtë. Ka mbetur në të kaluarën edhe perdja e hekurt. Sot praktikisht të gjitha vendet evropiane përkrahin të njëjtat vlera. Siç mund të dukej në vështrim të parë, kushtet dhe kërkesat e reja do të duhej të ndikonin në garantimin e sigurimit evropian. Por kjo nuk ndodhi në realitet. Përkundrazi, po vazhdojnë të ruhen qëndrimet e vjetra, në bazë të të cilave qendron synimi për të garantuar sigurimin e disa vendeve në dëm të vendeve të tjera. Recidiva të kësaj politike vërehen në zgjerimin e pabazë të NATO-s drejt Lindjes, ndonëse në kohën e vet vendet perëndimore premtuan se nuk do ta bënin këtë gjë. Kjo vërehet edhe në përgatitje të tilla ushtarake të SHBA-ve dhe partnerëve të tyre, si krijimi i bazave të reja ushtarake në Evropën Lindore dhe vendosja e elementeve të sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket në territoret e Çekisë dhe Polonisë. Të gjitha këto e bëjnë Dimitri Medvedievin që të konkludojë se sistemi ekzistues i garantimit të sigurimit evropian është larg nga ai ideal. Sepse ekzistojnë vende, të cilat nuk i përkasin asnjë blloku, asnjë bashkimi dhe sigurimi i tyre në nivel blloqesh nuk garantohet. Po qe se do të vazhdojë kështu, kjo gjithnjë do të ngjallë tension, gjithnjë do të krijojë ndjenjën se nuk do të vështrojnë plotësisht në mënyrë të drejtë, dhe kjo do të nxjerrë probleme në komunikim. Unë mendoj se që të zgjidhet kjo detyrë duhet të krijohet një organizatë e tillë, e cila të bashkojë të gjitha vendet evropiane pavarësisht nga ajo se anëtare të ç’organizate janë ato. Kihet parasysh garantimi i sigurimit mbi bazë universale, pavarësisht nga ajo në se hyjnë këto ose ato vende në organizata dhe bashkime të ndryshme apo jo. Dhe një marrëveshje e tillë nuk ka alternativë, në qoftë se sigurimi evropian do të konsiderohet si nocion i pandarë.