Projekti “Nabuko” nuk duhet të financohet me mjetet e taksapaguesve. Kjo pozitë u shpall në një konferencë për shtyp, sipas rezultateve të takimit ekonomik të BE në Bruksel,nga Angela Merkel, Kancelaria e Gjermanisë.Gazsjellësi magjistral i projektuar me itinerar “Azi e Mesme-Evropë”, ngjall si dhe më parë shumë pyetje. P.sh, në se është i arsyeshëm ky projekt apo jo?A është i justifikuar ekonomikisht ai?A është i realizueshëm? Kush do të paguajë për ndërtimin e gazsjellësit me gjatësi 3,3 mijë km?Angela Merkel, pasi u shpreh kundër tërheqjes së mjeteve të taksapaguesve për këtë qëllim, dha përgjigje për njërën prej këtyre pyetjeve.Në fakt, ajo hodhi poshtë iniciativën e Zhoze Manuel Barrosos, Kryetar i Komisionit Evropian, i cili propozoi që për realizimin e projekteve energjetike, ndër të tjera, edhe të “Nabuko-s” të caktohen nga buxheti i Organizatës më se 3 miliardë euro. Rrjedhimisht, konsorciumi që u krijua për ndërtimin e tij dhe në të cilin hyjnë firmat austriake, hungareze, bullgare, rumune, dhe gjermane, do të jenë të detyruara që të kërkojnë vetë 7,3 miliardë dollarë, shumë kjo me të cilën vlerësohet kostoja e ndërtimit të “Nabuko”-s. Por bile edhe në qoftë se  pjesëmarrësit e konsorciumit do të arrijnë t'i sigurojnë këto të holla, s’ka asnjë garanci se gazsjellësi “Nabuko” do të mund të mbushet me gaz. Mendohet se kjo do të bëhet nga shtetet e zonës së Detit Kaspik. Por ato aktualisht nuk disponojnë 30 mlrd. metra kub gaz të lirë, që duhet për këtë. “Nabuko” nuk është një projekt ekonomik, por politik. Ai destinohet të bëhet alternativë e furnizimeve të gazit të Rusisë në Evropë dhe si i tillë është i pabazë, mendon Gennadi Shmal, Presidenti i Bashkimit Industrial të Naftës të Rusisë. “Nabuko” nuk mund të bëhet kurrësesi alternativë. Ne aktualisht furnizojmë në Evropë rreth 200 mlrd. metra kub gaz. Çdo të thotë “Nabuko” me 30 mlrd. kubametrat e veta? Kjo përbën pak më shumë se 10 %. Ai nuk do të zgjidhë dot problemin e plotësimit të kërkesave në rritje të vendeve të BE për burimet energjetike. Rusia gjatë disa dekadave të fundit mbetet furnizuesja kryesore e gazit në Evropë. Siç mund gjykohet nga të gjitha, ajo jo vetëm do t'i ruajë, por edhe do t'i forcojë këto pozita. Gazsjellësit e rinj “Rryma Veriore” dhe “Rryma Jugore”, të cilët do të shtrihen nëpër fundin e Detit Balltik dhe Detit të Zi, janë kontribut i ri i Rusisë dhe BE në garantimin e sigurisë energjetike ndërkombëtare.