Më 5 dhjetor të vitit 2009 përfundon afati i veprimit të Traktatit mbi kufizimin dhe reduktimin e Armatimeve Strategjike Ofensive, i cili u nënshkrua në qershor të vitit 1991 nga Presidenti i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike Mihaill Gorbaçov dhe Presidenti i SHBA-s Xhorxh Bush i madhi. Ai në fuqi tashmë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në vitin 1994. Sipas mendimit të Drejtorit të Institutit të Analizës politike dhe ushtarake, doktorit të shkencave teknike, profesor Aleksandër Sharavinit, ky Traktat ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe për garantimin e paritetit ushtarak midis Rusisë dhe SHBA-s, si dhe për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurimit në botë. Përse-do të pyesni ju? “Nuk duhet të lihet kurrësesi në harresë ai fakt, thotë Aleksandër Sharavin, se vetëm Traktati mbi Armatimet Strategjike Ofensive dha një mekanizëm unikal përkatësisht kontrollit ndaj situatës, duke përfshirë edhe inspektimet reciproke, lajmërimet, ndërsa kjo dhe siguroi nga ana e vet transparencën dhe parashikueshmërinë në sferën e armatimeve strategjike”, thotë ai. “Ekzistojnë disa pozita në lidhje me të cilat mendimet tona dhe të amerikanëve nuk përkojnë”, vazhdon më tej Aleksandër Sharandin.”Për shembull, amerikanët një pjesë të kapsollave të veta, të demontuara nga raketat, i ruajnë në depot e municioneve, po ashtu si dhe një pjesë të shkallareve të raketave balistike. Kjo, për mendimin tonë, është krejtësisht e palejueshme, sepse ekziston mundësia e rikthimit të këtyre armatimeve në gjendje luftarake. Ato nuk duhet të ruhen nëpër depo municionesh, por të likuidohen. Në Traktatin mbi Armatimet Strategjike Ofensive ka shumë kufizime të dobishme. P.sh, ndalohet marrja vrull e raketave balistike me start në ajër. Ndalohet dislokimi i raketave nën ujë. Ne mendojmë se në Traktatin e ri për armatimet strategjike ofensive ia vlen të ruhen parimet, tezat më kryesore të Traktatit aktualisht veprues dhe, para së gjithash, mekanizmi i kontrollit reciprok. Në këtë pikë ne kemi gjetur mirëkuptim me ekspertët ushtarakë të SHBA-s. Mendoj se në të ardhmen me Traktatin e ri mund të bashkohen edhe vende të tjera që zotërojnë armën bërthamore, para së gjithash, Franca, Britania e Madhe, Kina. Kryesorja është që të mos lejohet krijimi i vakumit juridik në këtë sferë!”, u shpreh ai. Aleksandër Sharavin në këtë mënyrë e parashikon zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve: “100 ditët e para të qendrimit të tij në postin presidencial Barak Obama, sipas fjalëve të po vetë atij, do të analizojë trashëgiminë ushtarako-juridike të Xhorxh Bush të riut. Por, tashmë që në prill, në takimin e Dimitri Medvedievit dhe Barak Obamës në kuadrin e “G-20-ës”, mendoj, se mund të përcaktohet rrethi i problemeve në lidhje me të cilat në të ardhmen do të zhvillohen negociatat midis Moskës dhe Uashingtonit. Me një propabilitet shumë të madh në këtë rreth do të hyjnë të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me Traktatin e ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive, si dhe problematika e sistemit global të mbrojtjes antiraketë. Këto janë problemet më të rëndësishme dhe më aktuale, në lidhje me të cilat Rusia dhe SHBA-s, mund të gjejnë, sipas mendimit tim, me shfaqjen e vullnetit të mirë qëndrime të përbashkëta”,tha në intervistën e vet ekskluzive dhënë radiostacionit “Zëri i Rusisë” Drejtori i Institutit të Analizës politike dhe ushtarake Aleksandër Sharavin.