Në lidhje me këtë temë përsiat në materialin e vet vëzhguesi i radiostacionit “Zëri i Rusisë”, kandidati i shkencave historike, Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Takimi jubilar i NATO-s, që është caktuar për fillimin e prillit, dhe perspektivat e integrimit të Shqipërisë në BE-këto 2 tema dominojnë në deklaratatt e organizatave kryesore ndërkombëtare kur fjalë bëhet për ngjarjet në Shqipëri. Mirëpo toni i vlerësimeve në të dyja rastet dallohet shumë. Përsa i përket takimit të NATO-s, zor se do të ndeshet me ndofarë kundërshtimesh të papritura çështja e pranimit të Shqipërisë me të drejta të plota në Aleancën VeriAtlantike. Procedura rutinë e ratifikimit të pranimit të Shqipërisë në NATO nga parlamentet kombëtare të 26 vendeve të kësaj organizate, që po realizohet aktualisht, nuk i premton Tiranës kurrëfarë të papriturash të pakëndshme. Pozitë zyrtare e NATO-s mbetet deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj të fundit Jaap de Hoop Sheffer se Shqipëria ka të drejtë që të krenohet me atë që plotësoi në planin e përkatësisë ndaj kriteteve të NATO-s që janë të nevojshme për anëtarësinë dhe lidhur me këtë pranimi i saj do të forcojë Aleancën VeriAtlantike. Nuk është aspak diçka e rastit ajo se këto javët e fundit vëzhguesit ndërkombëtarë po diskutojnë shumë më aktivisht jo anëtarësinë e Tiranës në NATO, por çështjen që lindi papritmas mbi vendosjen e mundur në territorin e Shqipërisë të elementeve të sistemit amerikan të mbrojtjes kundërraket. Sipas mendimit të gazetës amerikane “International Gerald Tribun”, pëlqimi i Tiranës do t’i ndihmonte SHBA-s që të dilnin nga situata aspak e thjeshtë në rast se Polonia dhe Çekia do të refuzonin vendosjen në territoret e veta të radarit dhe raketave intercipitore. Dmth., Shqipëria me anë të sistemit të mbrojtjes antiraketë mund të bëhet një lojtare e rëndësishme në arenën politike globale. Ndërsa përsa i përket kërkesës së Shqipërisë për pranimin në BE, në qoftë se do të gjykohet nga jehonat ndërkombëtare, perspektivat e saj janë tejet të mjegullta. Bile edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që zakonisht përpiqet të përmbahet nga deklaratat politike, e pa të arsyeshme këto ditë që të paralajmërojë qeverinë shqiptare, se ajo, po e citojmë atë: “duhet të veprojë me kujdes në vitin 2009 në kushtet e krizës financiare. “Fjalë bëhet, ndër të tjera, për domosdoshmërinë e shfrytëzimit të të ardhurave nga privatizimi strategjik vetëm e vetëm për financimin e deficitit buxhetor dhe jo për shpenzime suplementare. Ndërsa gazeta e autoritetshme britanike “Dayly Telegraph” shkruan hapur se në kushtet e krizës financiare globale BE ka ndërmend të bllokojë programin e zgjerimit të vet të mëtejshëm. Sipas të dhënave të gazetës, Gjermania dhe Hollanda tashmë u shprehën fare hapur për vendosjen e moratoriumit përkatësisht pranimit në organizatë të anëtarëve të rinj, ndër të tjera, edhe Shqipërisë, dhe gjetën përkrahje të plotë nga ana e Francës, Belgjikës dhe Spanjës. Gazeta thekson veçanërisht se shkak i ndryshimit të pozitës së anëtarëve të vjetër të BE u bë ngritja e tensionit social dhe protestat masive të shkaktuara nga fakti i kundërshtimit të vërshimit të fuqisë së huaj punëtore. Dmth, Tirana ka shanse të mira të hyjë në radhët e NATO-s, por pa anëtarësim në BE. Përveç kësaj, në çështjen e pranimit të Shqipërisë në BE mbetet edhe një pengesë tjetër, dhe pikërisht, përkatësia e vendit ndaj standarteve evropiane të zhvillimit të zgjedhjeve. Për këtë deklaroi hapur Dora Bakojani, Ministre e punëve të jashtme e Greqisë, kryetares aktuale në OSBE. Sipas fjalëve të saj, stabiliteti politik në vend dhe perspektivat e tij evropiane do të varen drejtpërsëdrejti nga klima pozitive e konsensusit politik në çështjen e realizimit të reformave kyçe. Në përputhje me atë se fushata paraelektorale që po zhvillohet në Shqipëri nuk i ngjan aspak konsensusit politik, perspektivat evropiane të vendit, me sa duket, janë nën një pikëpyetje të madhe, për të mos thënë se atyre mund tu vihet vizë fare.