Sipas njoftimeve nga Tirana, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha deklaroi mbi gatishmërinë për vendosjen në vend të elementëve të sistemit të mbrojtjes antiraketë të SHBA-s. “Deri në ditën e sotme neve nuk na janë bërë propozime konkrete nga SHBA-s në lidhje me problemin në fjalë. Por në qoftë se autoritetet amerikane do të na drejtohen ne me një kërkesë të tillë, atëhere Shqipëria si vend-anëtar i NATO-s dhe partner strategjik i SHBA-s do të japë në mënyrë të padiskutueshme pëlqimin vet për këtë”, premtoi Kreu i qeverisë shqiptare. Në lidhje me këtë fakt vëzhguesi i radiostacionit “Zëri i Rusisë”, kandidati i shkencave historike Pjotër Iskenderov shkruan si më poshtë vijon: Deklarata e Sali Berishës u bë përgjigje ndaj publikimit që u duk në faqet e gazetës së autoritetshme amerikane “ International Gerald Tribune”. Në të thuhej se Uashingtoni mund ta zgjedhë Shqipërinë si alternativë për dislokimin e elementeve të sistemit të mbrojtjes antiraketë në rast se në lidhje me këtë çështje nuk do të arrihet në marrëveshje me Çekinë dhe Poloninë. Për argumentimin e konfirmimeve të saj gazeta iu referua burimeve vetiake. Askush prej përfaqësuesve zyrtarë të administratës së presidentit të ri të SHBA-s Barak Obama nuk është prononcuar zyrtarisht përkatësisht kësaj teme. Edhe artikulli në “International Gerald Tribune”, edhe përgjigja reaguese ndaj tij e Sali Berishës, i cili njihet për orientimin e vet të njëkuptimshëm, të padiskutueshëm pro SHBA-s në politikën e jashtme, të kujtojnë shumë informacionin që hidhet si “zar prove për testimin e terrenit” në vigjilje të samitit jubilar të NATO-s, i cili është caktuar për në fillim të prillit dhe i kushtohet 60 vjetorit të themelimit të kësaj organizate. Ai do të zhvillohet njëkohësisht në dy qytete fqinje, në Strasburgun francez dhe Këlnin gjerman, gjë kjo, që sipas idesë së udhëheqjes së Aleancës VeriAtlantike, duhet të simbolizojë pajtimin përfundimtar të kundërshtarëve në dy luftrat botërore dhe unitetin e pathyeshëm të NATO-s. Por megjithatë debatet në forumin jubilar pritet të jenë mjaft serioze. Dhe një ndër temat kryesore të tij mund të bëhet pikërisht fati i radarit në Çeki dhe i raketave intercipitore në Poloni, që hyjnë në elementet e sistemit amerikan të mbrojtes antiraketë. Marrëveshjet për dislokimin e tyre u nënshkruan që në mes të vitit 2008 në Pragë dhe në Varshavë. Por me ndryshimin që pasoi në Olimpin politik amerikan fati i projekteve u ndodh nën pikëpyetje të madhe. Barak Obama tashmë premtoi të vlerësojë fillimisht arsyeshmërinë financiare dhe teknike të sistemit të mbrojtjes antiraketë dhe vetëm pas kësaj të japë pëlqimin përfundimtar për dislokimin e tij. Por edhe në Poloni dhe, veçanërisht, në Çeki opinioni publik është i përçarë në lidhje me çështjen që ka të bëjë me vendosjen e sistemit të mbrojtjes antiraketë. Në situatën e krijuar varianti me Shqipërinë mund t’i lejonte edhe SHBA-s, edhe NATO-s, të gjenin rrugëdalje nga gjendja delikate në të cilën u ndodhën dhe njëkohësisht të shmangnin konfrontimin e mëtejshëm me Rusinë. Në Moskë janë kategrikisht kundër dislokimit të objekteve të mbrojtjes antiraketë në afërsi të kufijve rusë. Ndërsa Shqipëria ndodhet në një rajon krejtësisht tjetër. Është plotësisht e kuptueshme gjithashtu se sistemi i mbrojtjes antiraketë i SHBA-s në Shqipëri do të duhet të ndërtohet shumë më ndryshe se sa në Çeki dhe Poloni. Sepse bile edhe në qoftë se do të pranohet versioni i Uashingtonit mbi atë se ky sistem duhet për kapjen e raketave balistike iraniane, si zor të besohet që skaji perëndimor i Ballkanit është vendi më i përshtatshëm për survejinim e lëshimit të raketave të tilla. Por nuk është sekret për askënd se këto javët e fundit Uashingtoni dhe Teherani po testojnë aktivisht terrenin për fillimin e një dialogu të drejtpërdrejtë midis tyre. Një dialog i kësaj natyre mund të eliminonte tensionin e lidhur me programin bërthamor dhe atë raketor iranian dhe t’i bënte të panevojshme sistemet e kushtueshme dhe tejet provokuese të mbrojtjes antiraketë në Evropën Lindore. Ja, pra, këtu dhe do të ishte tepër e nevojshme Shqipëria, për t’i ruajtur të panxirë faqen Uashingtonit dhe Brukselit. Në këtë rast programi i mbrojtjes antiraketë gjoja do të ruhej, por do të merrte forma cilësisht të reja, ato të bashkëpunimit të SHBA-s dhe NATO-s me Tiranën. Ndërsa udhëheqja e Shqipërisë do të mund të fitonte pikë suplementare politike, që s’janë kurrë të tepërta.