Duke marrë fjalën në Nju Jork përpara përfaqësuesve të biznes qarqeve laureati i Çmimit Nobel, ish ekonomisti kryesor i Bankës Botërore, ndërsa aktualisht profesor i Universitetit Kolumbian, Zhozef Stiglic deklaroi se kriza e tanishme botërore mban mbi vete vulën “Made in USA”. Laureati i Çmimit Nobel tha: “Ne kemi eksportuar filozofinë tonë të reduktimit të rregullimit shtetëror të ekonomisë, ne kemi eksportuar letrat tona toksike hipotekore me vlerë, ndërsa tani ne po eksportojmë rënien tonë ekonomike”. Sipas mendimit të ekonomistit amerikan,”sistemi financiar i SHBA-s nuk e plotësoi dot rolin për të cilin ishte destinuar”. “Mendohej se ai duhej të mobilizonte kursimet, të investonte kapitalet dhe t’i shmangej rreziqeve”, tha Stiglic. “Ai nuk ia doli dot në krye detyrës së parë, meqenëse kursimet, depozitimet, në SHBA-s ndodhen në nivelin zero; ai investonte kapitalet në shtëpitë e banimit, të cilat njerëzit nuk ia lejonin dot vetes që t’i blinin, dhe, në ato vende ku nuk ndihej nevoja për to; ai nuk ndihmoi dot për shmangien e rreziqeve, por, përkundrazi, i krijoi vetë ato”. Zhozef Stiglicit i duket si parashikim “i tepruar optimist” ai që u parashtrua të martën në dëgjimet në Kongres nga Kreu i Sistemit Federal të Rezervave të SHBA-s Ben Bernanke. Sipas këtij parashikimi ekziston “mundësia e argumentuar, e besueshme” e asaj, se që këtë vit në Amerikë do të përfundojë recesioni, ndërsa tek rritja e qendrueshme ekonomike ajo duhet të rikthehet në vitin 2011. “Për sa kohë që nuk do të realizohen reforma më të thella  e jo thjesht kozmetike, do të vazhdojë të ruhet rreziku i qenësishëm i asaj, se dalja nga rënia aktuale do të jetë e ngadaltë”, shprehet me bindje Stiglic. Mendimin e laureatit të Çmimit Nobel mbi domosdoshmërinë e ndryshimeve të thella amerikane e mbështet plotësisht ekonomisti i njohur rus Boris Kogorlickij. Në lidhje me programin antikrizë të presidentit të ri amerikan Barak Obama mendimi i tij është akoma dhe më i përmbajtur. “Në të vërtetë ky nuk është gjë tjetër veçse program kalimtar për atë që të adaptohet e të mësohet shoqëria amerikane me metodat e reja të drejtimit të ekonomisë dhe me qendrimet e reja, meqenëse Amerikës do t’i duhet të ndryshojë në mënyrë radikale, po ashtu si dhe orientimi i zakonshëm për amerikanët nga tregu i lirë, tatimet e ulta, iniciativa private- të gjitha këto do të mbeten në të kaluarën. Në këtë plan, të vlerësohen metodat amerikane si ilaç për shërimin e të gjitha sëmundjeve, e aq më tepër si model i përshtatshëm për Rusinë, është thjesht diçka qesharake, sepse ato nuk kanë asnjë shans që të funksionojnë në vetë Amerikë, ndërsa për  Rusinë as që mund të bëhet fare fjalë.