Rusia është e gatshme për të bashkëpunuar me Jemenin në zgjidhjen e problemeve të cilat keqësojnë gjendjen e punëve në planetin tonë. Ndër to është situata në Lindjen e Mesme dhe pirateria në zonën e Bririt Afrikan. Për këtë deklaroi Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në bisedimet në Moskë me liderin e Jemenit Ali Abdalla Saleh. Sipas fjalëve të Medvedievit, marrëdhënit mes Rusisë dhe Jemenit kanë karakter të qëndrueshëm dhe miqësor, gjë, për të cilën dëshmojnë vizitat e rregullta të Presidentit të Jemenit në vendin tonë. Gjatë diskutimit të çështjeve të bashkëpunimit ekonomik Dimitri Medvediev kujtoi se tregtia dypalëshe përbëri vjet 130 mln.dollarë. “Kjo nuk është dhe aq shumë, sa ne do të donim. Ajo duhet të zgjerohet”- tha Presidenti rus. Ali Abdalla Saleh nga ana e vet deklaroi për gatishmërinë e vendit të vet për tu dhënë edhe në të ardhmen luftanijeve të Rusisë privilegjet e nevojshme për luftën e suksesshme kundër piraterisë në zonën e Gjirit të Adenit. Lideri jemenas zhvilloi dje takimin me Kryetarin e qeverisë ruse Vladimir Putin. Ali Abdalla Saleh dha të kuptohet se vendi i tij është i interesuar për zgjerimin e theksuar të bashkëpunimit në fushën e naftës dhe gazit dhe në sferën tekniko-ushtarake. Siç njoftoi një burim në Kremlin, gjatë diskutimit të çështjeve ndërkombëtare një vemendje e veçantë iu kushtua aktivizimit të përpjekjeve në interes të rifillimit të procesit paqësor në Lindjen e Mesme. Këtë ndjek si qëllim, ndër të tjera, edhe zhvillimi sivjet i konferëncës së Moskës për Lindjen e Mesme, thirrja e së cilës përkrahet edhe nga Jemeni.