Stimulimi i kërkesës për prodhimet e ndërmarrjeve industriale kombëtare është bazë e politikës antikrizë të Rusisë. Për këtë deklaroi Zëvendës kryeministri Sergei Ivanov, gjatë fjalimit të mbajtur sot para parlamentarëve të Dumës Shtetërore, Dhoma Ulët e Parlamentit të Rusisë. Sergei Ivanov karakterizoi gjendjen e tanishme të industrisë kombëtare si krizë kërkese. Sipas fjalëve të tij, kjo krizë preku kompleksin industrial mbrojtës në një shkallë shumë më të vogël, në krahasim me degët e tjera. Ndërsa asnjë ulje të kërkesës për prodhimet e këtij kompleksi për eksportin nuk ka në përgjithësi, konstatoi Sergei Ivanov. Njëkohësisht qeveria po realizon sot një kompleks masash për shëndoshjen e situatës në industrinë e Rusisë. Këto masa mund të ndahen në tri grupe. Grupi i parë janë masat për stimulimin e kërkesës. Grupi i dytë përfshin masat për stabilizimin e gjendjes financiare të ndërmarrjeve, ndërsa në grupin e tretë hyjnë masat që drejtohen për përkrahjen e projekteve investuese me prespektiva të qarta, të cilat lejojnë që të krijohen kushtet për përtëritjen e rritjes së ekonomisë kombëtare, e cila destinohet të bëhet në të ardhmen një nga lojëtarët kryesorë në fushën e ndarjes botërore të punës. Për sa u përket instrumenteve konkrete, këto janë, para së gjithash, porositë shtetërore për prodhimet e kompleksit industrial mbrojtës, vuri në dukje Zëvendës kryeministri. Por edhe ato do të kenë prioritetet e veta theksoi Sergei Ivanov. Sigurisht që përparësi u jepet forcave strategjike bërthamore dhe forcave strategjike në të gjithë larminë e tyre të madhe: stacioneve të radiolokacionit, flotës ushtarako-detare dhe aviacionit. Vërtet, kjo është shumë e kushtueshme, por rrugëdalje tjetër s’kemi, dhe ne do të zhvillojmë dhe do të përsosim forcat tona strategjike të frenimit. Veç kësaj, mjetet kozmike të destinacionit ushtarak dhe atij të dyfishtë, sistemit të informacionit, para së gjithash, ato zbuluese. Ndërsa në fushën e aviacionit kjo është blerja e aeroplanëve modernë.