Kohët e fundit organizatat evropiane dhe kryetarët e shteteve evropiane flasin gjithnjë e më shpesh për domosdoshmërinë e përshpejtimit të diversifikimit të rrugëve të transportimit të gazit. Kështu, Ministri i ri i ekonomisë dhe teknologjive i Gjermanisë Karl-Teodor cu Guttenberg u shpreh për diversifikimin e rrugëve të tilla të furnizimit të gazit të Rusisë. Më vonë Kancelarja e RFGJ-së Angela Merkel deklaroi se është e domosdoshme që të arrihet realizimi sa më i shpejtë i projektit  “Rryma Veriore”, me anë të të cilit në Evropë do të furnizohen deri në 55 miliardë metra kub gaz të Rusisë. Se në cilën fazë ndodhet realizimi i tij, korrespondentit tonë i tregoi në një bisedë telefonike Sergei Kuprianov, Sekretar i zyrës së shtypit të shoqërisë aksionere “Gazprom”. Ai u shpreh, se nga firma-operatore e projektit “Rryma Veriore” u krye një punë e madhe për përgatitjen e gjithë dokumentacionit të lidhur si me anën teknike të realizimit të projektit, ashtu dhe me marrjen e të gjitha lejeve të nevojshme. Një nga pjesët e rëndësishme përbërëse të anës teknike është prodhimi i tubacioneve. Sepse pikërisht ata, si dhe vënia e tyre në trase janë garanci e sigurimit ekologjik të gazsjellësit. Bile që tani një nga uzinat e Rusisë po merret me prodhimin e tubacioneve veçanërisht të fortë, të cilët do të përbëjnë pikërisht pjesën e parë të gazsjellësit. Veç kësaj Rusia disponon teknologjinë e lartë të shtrimit të gazsjellësve nën ujë. Përsa i përket argumentimit ekologjik, vazhdon Sergei Kuprianov, aktualisht ai po realizohet në të gjitha vendet pjesëmarrëse të vlerësimit të ndikimit të mjedisit rrethues të gazsjellësit dhe punimeve të lidhura me ndërtimin e tij. Në një kohë të afërt në të gjitha vendet, nëpër hapësirën detare të të cilave do të kalojë gazsjellësi, do të fillojnë diskutimet publike në kuadrin e bashkërendimit përfundimtar. Këtu është me vend të kujtohet se në konsultimet e grupit të punës, të cilat u zhvilluan në fillim të verës në Danimarkës, në lidhje me Konventën mbi vlerësimin e ndikimit në mjedisin rrethues në kontekstin transkufitar, Rinat Gizatulin, Drejtor i Departamentit të politikës dhe rregullimit shtetëror në fushën e mbrojtjes së mjedisit rrethues në Ministrinë e natyrës të Rusisë, njoftoi se projekti “Rryma Veriore”, sipas vlerësimit të ndikimit në mjedisin rrethues, i përgjigjet plotësisht kërkesave të Konventës. Kësaj duhet t’i shtohet se Aleksei Miler, Kreu i “Gazprom-it” gjatë qendrimit të vet me një vizitë pune në qytetin Juzhno-Sahalinsk, njoftoi se aspektet ekologjike nuk do të ndikojnë në afatet e vënies në shfrytëzim të gazsjellësit. Siç dhe u planifikua, kjo do të ndodhë në vitin 2011, meqenëse “Rryma Veriore” është gazsjellësi më modern detar në botë.