Roli i Rusisë në Lindjen e Mesme dhe në zonën e Gjirit Persik po vjen duke u rritur vazhdimisht. I tillë është përfundimi kryesor i turneut të Ministrit të punëve të jashtme të Rusisë Sergei Lavrov në Lindjen e Mesme. Korrespondentja jonë speciale Elizaveta Isakova njofton se ky konkluzion mund të nxirret jo dhe aq nga fakti se sa ngrohtë u prit ministri ynë në secilin nga vendet e qendrimit të vet, se sa nga iniciativat e Rusisë që drejtohen për forcimin e sigurisë në këtë rajon. Kështu, Izraeli, Palestina dhe Egjipti aprovuan idenë e zhvillimit të konferencës ndërkombëtare për Lindjen e Mesme pikërisht në Moskë, në gjysmën e parë të këtij viti. Dhe Sergei Lavrov theksoi veçanërisht se ne nuk kemi ndërmend të ftojmë në aktivitetin e pritshën përfaqësuesit e lëvizjes HAMAS dhe FAT’H veç e veç. Sipas fjalëve të ministrit, Rusia pranon legjitimitetin e tokave autonome kombëtare në krye me Mahmud Abasin. Dhe prandaj pikërisht ai dhe do t’i ftojë të gjithë ata tok për pjesëmarrjen në bisedime. Në Sulltanatin e Omanit dhe Mbretërinë e Bahrejnit ministri i Rusisë vazhdoi diskutimin e çështjeve të rregullimit të problemit në Lindjen e Mesme, veçse në planin e iniciativës së Rusisë për krijimin e sistemit unik të sigurimit në zonën e Gjirit Persik. Detyrë kryesore e saj është që të forcohet mirëbesimi mes të gjitha vendeve të rajonit, të çohen më tej projektet ekonomike dhe ato infrastrukturore, dhe, sigurisht, që të diskutohen parametrat e sigurimit në Evropë dhe në botë, në tërësi. Kjo, sigurisht, që nuk mund të mos pranohet. Këtë e treguan qartë luftrat e SHBA-s dhe NATO-s kundër Jugosllavisë dhe Irakut, si dhe agresioni i Gjeorgjisë kundër Osetisë së Jugut dhe paqeruajtësve të Rusisë në gusht të vitit të kaluar. Përveç kësaj, të gjithë i kanë mëse të qarta ato ndryshime të mëdha që ndodhën në fushën e gjeopolitikës. U shpërbënë Bashkimi Sovjetik dhe Organizata e Traktatit të Varshavës, përkatësisht, në hartën politike të Evropës dhe Azisë u dukën shumë shtete të reja sovrane. Rusinë dhe vendet perëndimore ka kohë që nuk i ndajnë më mosmarrëveshjet ideologjike. Ne nuk jemi armiq të papajtueshëm. Kuptimi i Traktatit të ri të sigurimit evropian konsiston pikërisht në atë që të merren parasysh të gjitha këto kushte dhe kërkesa të reja dhe të përpunohet një dokument i tillë, i cili të sigurojë barazinë e vërtetë të të gjitha vendeve të rajonit, respektimin e sovranitetit të tyre, të tërësisë së tyre territoriale dhe të përjashtojë përdorimin e forcës për zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme. Domosdoshmëria dhe aktualiteti i një traktati të tillë duken sheshit dhe prandaj gjithnjë e më shumë personalitete shtetërore e politike të vendeve evropiane shprehen për realizimin e iniciativës së Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev.