Autoritetet e Rusisë kaluan tek dialogu i hapur me shoqërinë në lidhje me atë, se si të kapërcehen në mënyrë sa më efektive pasojat e krizës ekonomike botërore. Dhe duhet thënë këtu, se në emër të shtetit në këtë komunikim me shoqërinë, del personi më i lartë shtetëror-vetë presidenti. Të tilla mendime regëtinë në mendjet e shumë qytetarëve, të cilët ndoqën me vemendje të përqendruar intervistën televizive, që i dha këto ditë Dimitri Medvediev njërit prej kanaleve televizive federale. Në fakt, presidenti iu përgjigj kritikës së qeverisë, e cila që nga momenti i stabilizimit të kursit të rublës javën e kaluar, është fashitur disi. Në të vërtetë, Medvediev ishte mjaft realist në vlerësimin e shkallës së rëndë të krizës dhe optimist në vlerësimin e veprimeve të kabinetit të ministrave. Më kryesorja është ajo, se u arrit të frenohet rënia e rublës. Gjatë kësaj askush nuk kërkon nga valuta kombëtare që ajo, si i thonë fjalës, të “ ngrijë ” në një nivel. Por në të ardhmen autoritetet nuk do të lejojnë më luhatje të theksuara të kursit të rublës ndaj dollarit dhe euros. Për më tepër se, sipas mendimit të ekspertëve, raporti i arritur tashmë i kursit i përgjigjet aftësisë reale paguese të rublës. Me që ra fjala, politika e zhvlerësimit (devalvimit) të kontrolluar i nënshtrohet kritikës nga ana e disa ekspertëve. Sipas mendimit të tyre, rubla duhej të ishte shembur menjëherë me rezervë, duke ruajtur me këtë hap rezervat valutore dhe ato të arit. Presidenti i jep për mrekulli llogari vetes në lidhje me atë, se teorikisht terapia e shokut (me tronditje) ka kuptim. Por a i duhet vallë tronditja shoqërisë? A është i aftë biznesi të përballojë goditjen e ortekut të zhvlerësimit? Në lidhje me këtë ka dyshime të mëdha. Kështu që, në tërësi, pavarësisht nga një sërë të metash të dukshme, qeveria nuk gaboi në strategjinë e zgjedhur prej saj, mendon Kryetari i Komitetit parlamentar për pronën Viktor Pleskaçevskij: “Edhe mua, personalisht, vërtet nuk më kënaqin të gjitha masat e qeverisë sonë. Por megjithatë duhet thënë se prej saj është bërë gjithçka e shkruar në historikun e krizave. Hapi i parë-mbështetja e likuiditetit. Hapi i dytë-zbutja e tatimeve dhe aktivizimi i stimuluesve tatimorë. Hapi i tretë-reduktimi i shpenzimeve shtetërore. Këtu është mëkat të kritikohet qeveria. Por a janë vallë të mjaftueshme këto masa? Kjo gjë mund të diskutohet, kjo tashmë po diskutohet. Sigurisht që nuk ka një mendim unik përkatësisht kësaj. Por ndërkohë një gjë është mëse e qartë, se do të jetë tejet e vështirë t’i jepet ndihmë konkrete çdo njeriu të marrë në veçanti. Për arsyen e thjeshtë se kriza është dukuri me përmasa tejet të mëdha, botërore”. E megjithatë, Rusia është gati vendi i vetëm ndër shtetet kryesore të botës që ka deklaruar mbi pacënueshmërinë e garancive sociale. Por është krejtësisht e paarsyeshme dhe gjëja jo më e mirë të përjetosh krizën duke ndenjur duar kryq e duke pritur ndihmë nga shteti. Mund të kritikosh sa të duash veprimet e qeverisë, por ajo është e aftë të bëjë vetëm gjysmën e punës. Gjysmën e dytë të saj duhet ta bëjnë shoqëria dhe qytetarët. Vetëm me përpjekjet e tyre të përbashkëta mund të nxirret vendi nga situatat ekstremale.