Objektivi kryesor i vendosjes nga SHBA-s të sistemit të mbrojtjes kundërraket në Çeki dhe Poloni është potenciali strategjik i Rusisë. Realizimi i këtyre planeve do të prishë balancën strategjike. Për këtë deklaroi Dimitri Peskov, Sekretari i shtypit i Kryeministrit të Rusisë, i cili para pak kokësh ka qenë mysafir i radiostacionit “Zëri i Rusisë”. Ai vuri në dukje se motivacionet e Uashingtonit në dobi të krijimit të unazës pozicionale luftarake të sistemit të mbrojtjes antiraketë në Evropë nuk i qendrojnë kurrëfarë kritike. Siç shprehen në SHBA-s, shkak i dislokimit të sistemit të mbrojtjes antiraketë në Poloni dhe Çeki është parandalimi i rrezikut të mundshëm kërcënuaes nga ana e Iranit. Ndërkohë, analistët e Rusisë dhe të disa vendeve të tjera thonë se në planin teknik një rrezik i tillë nuk pritet në një të ardhme të afërt. Prandaj përpunimi i armës bërthamore nga Irani nuk mund të shërbejë si shkak për këtë. Ç’është për të ardhur keq, në rast të realizimit në jetë të këtij dislokimi Rusia do të jetë e detyruar që të ndërmarrë kundërmasa. Kur të minohet sigurimi strategjik, Moska do të bëjë çmos që ai të rivendoset. Që gjatë negociatave të Vladimir Putinit me Xhorxh Bushin nga Rusia u bë propozimi si vijon: “Ne nuk vërejmë tani për tani asnjë rrezik nga ana e Iranit, por në qoftë se do të evidentojmë mundësinë e dukjes së një rreziku të tillë, le të krijojmë atëhere sistemin e përbashkët të mbrojtjes antiraketë, ndër të tjera, me shfrytëzimin e radarit ekzistues në qytetin Gaballa të Azerbajxhanit". Vadimir Putin propozoi që të shfrytëzohet për këtë qëllim edhe një objekt tjetër i mbrojtjes antiraketë që ndodhet në ndërtim e sipër në qytetin jugor rus Armavir, kujtoi Dimitri Peskov. Të dy këto objekte janë të pajisura me impiante moderne. Do të mund të realizohej një projekt i përbashkët edhe në Evropën Qendrore, me tërheqjen në të të vendeve të interesuara evropiane, propozoi në bisedimet e sipërpërmendura Vladimir Putin. Dhe le të bëhet Evropa një pjesë e këtij sistemi. Ç’është për të ardhur keq, SHBA-s nuk dhanë kurrëfarë përgjigje për këtë. Vjet në takimin e NATO-s në Bukuresht (Rumani) vendet evropiane u përpoqën me të gjitha forcat për ta futur Aleancën VeriAtlantike në projektsistemin e mbrojtjes kundërraketë. Por objektivisht duhet të pranohet se ky është, para së gjithash, projekt amerikan. Dhe, siç kujtoi Dimitri Peskov, duhet të theksohet se realizimi i kësaj ideje në kontinentin evropian filloi jo me kërkesën e vendeve evropiane. Vetëm në etapën dytë dhe atë të tretë amerikanët nisën të flasin për bashkimin e NATO-s dhe Evropës me projektin në fjalë. Tani Rusia po merr nga përtej oqeanit sinjale mjaft konstruktive në lidhje me planet për mbrojtjen antiraket. Në qoftë se SHBA-s do ta marrin me të vërtetë seriozisht shqyrtimin e kësaj çështjeje në përputhje me interesat e vendeve të tjera, duke përfshirë edhe interesat e Rusisë, kjo do të ndihmojë si për sigurimin e SHBA-s dhe Rusisë, ashtu dhe gjithë kontinentit evropian. Rreziku nuk mund të mënjanohet në kurriz të shteteve të tjera. Kjo mund të krijojë probleme të reja me përmasa më të gjera, theksoi Dimitri Peskov.