Zhvillimi i lidhjeve të Rusisë me Amerikën Latine nuk nënkupton aspak rivalitetin me vendet e tjera. Për këtë Presidenti Dimitri Medvediev deklaroi në një konferencë për shtyp në Moskë sipas rezultateve të bisedimeve me Presidentin e Bolovisë Evo Morales. Vëzhguesi politik i “Zërit të Rusisë” Viktor Jenikejev në komentin e vet kushtuar këtij evenimenti shkruan, se këto fjalë të liderit të Rusisë u drejtohen para së gjithash SHBA-ve, të cilat vëzhgojnë me shqetësim dhe mosbesim zgjerimin e lidhjeve të Rusisë me vendet e Amerikës Latine. Mirëpo një qëndrim i tillë ndaj vlerësimit të këtij procesi të kujton qartë periudhën e luftës së ftohtë. Atëherë, çdo gjë që ishte e mirë,  ta zëmë për Uashingtonin, në të kundërt, ishte e keqe për Moskën. Pikërisht në ato vite pjesëmarrësit e blloqeve, siç shpreheshin atëhere, lidhnin miqësira për t'iu kundërvënë njëri-tjetrit. Tani situata ka ndryshuar rrënjësisht. Rusia po përtërit lidhjet e mëparshme të BS-ik me shtetet e Amerikës Latine, më sakt, po i ngre ato në një nivel të ri shumë më të lartë. Në këtë pasqyrohet karakteri shumëvektorësh i politikës së jashtme të Kremlinit, i cili po zhvillon një dialog mjaft aktiv me vendet e Evropës, Azisë, Afrikës, dhe Lindjes së Mesme. Në nëntor të vitit të kaluar  Presidenti Dimitri Medvediev, realizoi një udhëtim shumë të suksesshëm pune në Peru, Brazil, Venezuelë dhe Kubë. Ndërsa përpara tij Vladimir Putin ishte në Brazil dhe Kili. Kur flasim për këtë, ne, natyrisht kemi parasysh atë fakt, se forcimi i bashkëpunimit të Rusisë me vendet e Amerikës Latine është i mundur vetëm mbi bazën e barazisë, të leverdisë reciproke dhe interesimit, unitetit ose ngjashmërisë së pikëpamjeve përkatësisht proceseve botërore. Prandaj edhe gjatë bisedimeve që u zhvilluan në Moskë mes presidentëve Medvediev dhe Morales palët u shprehën për karakterin shumëpolar të botës, për çarmatimin, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në planet, si dhe për rolin kryesor të OKB-së në punët ndërkombëtare. Kështu që për Rusinë dhe vendet e Amerikës Latine ka shumë rëndësi bashkëpunimi i frytshëm në fushën e politikës, të ekonomisë, në sferën tekniko-ushtarake, në likuidimin e pasojave të fatkeqësive natyrore dhe në shumë fusha të tjera. Në këtë mënyrë Moska me politikën e vet realiste konfirmon se për atë vetë janë të huaja teoritë e ndarjes së botës në sfera influence dhe se ajo është e gatshme për një konkurrencë të shëndoshë, të ndershme dhe transparente me vendet e tjera si në hapësirën postsovjetike, ashtu dhe në Amerikën Latine.