Ngjarjet e kohëve të fundit dëshmojnë se bashkëpunimi i Rusisë me organizata të ndryshme evropiane dhe vende të veçanta po zhvillohet në të gjitha drejtimet. Vëzhguesi  politik i radios “Zëri i Rusisë” Andrei Ptashnikov, komenton këtë fakt si vijon: “Dialogu po zhvillohet në disa drejtime kryesore-Rusi-NATO dhe Rusi-Bashkimi Evropian. Në kuadrin e Konferencës përfaqësuese ndërkombëtare për sigurimin që u zhvillua në Mynih, zëvendës Kryeministri i Rusisë Sergei Llavrov u takua me Jaap de Hoop S’’hefferin, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Pas përfundimit të takimit të tyre udhëheqësi i Aleancës deklaroi se këto bisedime vërtetuan drejtësinë e kursit të ri të Organizatës për afrimin me Moskën. Me që ra fjala, dihet bile që sot se çështja e realizimit të këtij kursi do të jetë nga më kryesoret në takimin e ministrave të punëve të jashtme të 26 vendeve të NATO-s, që do të zhvillohet më 5 mars në Bruksel. Ndërkohë , Rusia ka bërë hapa konkretë për rifillimin e bashkëpunimit me Aleancën. Ajo dha pëlqimin e vet për transitin e ngarkesave të destinacionit jo ushtarak të SHBA-ve dhe NATO-s në Afganistan dhe vërtetoi gatishmërinë e vet për të diskutuar çështjen e shfrytëzimit të aviacionit ushtarak të transportit të Rusisë për sigurimin e forcave të Aleancës, të cilat ndodhen në Afganistan. Duke folur në një konferencë për shtyp në Moskë, Ministri i punëve të jashtme i Rusisë Sergei Lavrov deklaroi se Moska është e gatshme për zhvillimin e marrëdhënieve me NATOn, veç se me respektimin e parimit të sigurimit të barabartë”. Tani do të prekim shkurtimisht çështjen e etapës së re të marrëdhënieve  Rusi-Bashkimi Evropian. Në këtë drejtim po zhvillohen gjithashtu shumë ngjarje . Rrugët e zgjerimit të partneritetit  mes palëve u diskutuan gjatë vizitës në Moskë të së ashtuquajturës “Treshe  Evropiane”, d.m.th., të ministrave të punëve të jashtme të Çekisë, Suedisë dhe Havjer Solanës, Përfaqësues Suprem i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe politikën e sigurimit. Në Bruksel po zhvillohet etapa e radhës e bisedimeve për çështjen e përpunimit të një marrëveshje të re-bazë mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian. Ndërsa në Romë janë takuar ministrat e financave të “Tetëshes së Madhe” dhe përfaqësuesit e Organizatës ndërevropiane për diskutimin e masave të përbashkëta për luftën kundër krizës financiare globale. Ndër pjesëmarrësit e takimit ka qenë ndër të tjera, edhe Ministri i financave i Rusisë Aleksei Kudrin. Duke iu kthyer çështjes së kontakteve të drejtpërdrejta mes Moskës dhe Organizatës ndërevropiane, duhet thënë se ato i pret edhe një ngjarje tjetër e rëndësishme, dhe pikërisht, takimi Rusi-Bashkimi Evropian, që do të zhvillohet në maj në Rusi. Sigurisht që do të ishte ekzagjerim, po të thonim se marrëdhëniet mes palëve po zhvillohen krejtësisht pa kleça dhe pa probleme. Secila nga palët ka parimet dhe pozitat e veta, të cilat i mbron me konsekuencë. Por është mjaft shpresëdhënëse gatishmëria që shfaqet nga ato për të kërkuar kompromise reciprokisht të pranueshme. Për fillimin e marrëdhënieve nga një fletë e bardhë me Moskën sot flasin gjithnjë e më shpesh në Uashington. Çfarë konkluzioni mund të nxirret nga të gjitha  këto? Ai është i qartë- në Evropë dhe në planet, në tërësi, po vjen duke u rritur kuptimi i asaj, se pa Rusinë nuk zgjidhet dot asnjë problem i rëndësishëm ndërkombëtar. Moska, nga ana e vet, ka bërë thirrje më se një herë për partneritet të barabartë dhe bashkëpunim me leverdi reciproke. Edhe vendi ynë gjithashtu e kupton fare mirë atë se në botën bashkëkohore  shumë të ndërlikuar nuk jeton dot vetëm.