U aprovua përbërja e re e Këshillit për të drejtat e njeriut pranë Presidentit të Rusisë. Në të krahas me përfaqësuesit e partive pro qeveritare kanë hyrë edhe kritikët e njohur të Rusisë si Irina Jasina, Kryetare e Klubit të gazetarëve rajonalë, Dimitri Orjeshkin, politolog, Svietllana Sorrokina, gazetare, Kirill Kabanov nga Komiteti Kombëtar Antikorrupsion dhe Elena Panfillova nga “Transparensy International”. Nuk është aspak diçka e rastit ajo, se personalitetet opozitare kanë hyrë në Këshillin për të drejtat e njeriut pranë presidentit. Siç mund të gjykohet nga të gjitha, për Kryetarin e shtetit  Dimitri Medvediev ka rëndësi që të ekzistojnë forume të tilla, në të cilat mund të dëgjosh pikëpamje të ndryshme. Ndërsa në gjirin e ekspertëve dominon sot mendimi se autoritetet duhet të njohin mendimet, prirjet e pakicës që është në opozitë me autoritetet, shprehet politologu Dimitri Orjeshkin. “Autoritetet veprojnë drejt, siç më duket mua, kur përpiqen të tërheqin në përbërjen e vet njerëzit të cilët i kritikojnë këto autoritete. Sidoqoftë, dialogu është i dobishëm, pavarësisht nga ajo në se ne e pëlqejmë njëri-tjetrin apo nuk e pëlqejmë. Më me rëndësi është që të sqarohemi përkatësisht pikëpamjeve të njëri-tjetrit. Statusi i Këshillit nuk është administrativ. Ai, më së miri, mund të bëjë vlerësime, të japë konsultime. Në fakt, në statusin e Këshillit ka diçka  të ngjashme me atë të Dhomës Shoqërore, e cila fisnikëroi atmosferën politike, sigurisht, që jo në mënyrë revolucionare. Por problemet konkrete ajo ia del mbanë t’i zgjidhë. Ndërsa, në të vërtetë, pikërisht në këtë dhe konsiston gjëja më kryesore", shprehet ai. Në Këshillin për të drejtat e njeriut pranë Presidentit nuk hynë kësaj here disa figura të rëndësishme shoqërore të tilla, si p.sh., kirurgu dhe pediatri i njohur Leonid Roshal. Ai u përjashtua nga përbërja e Këshillit meqenëse është anëtar i Dhomës Shoqërore të Rusisë. Përjashtim  bë në këtë rast vetëm për Igor Jurgensin, Zëvëndëspresidentin e Bashkimit të Industrialistëve dhe Sipërmarrësve të Rusisë. Ai hyn edhe në Këshillin në fjalë, edhe në përbërjen e Dhomës Shoqërore. Me që ra fjala, Jurgens deklaroi këto ditë se liberalizimi i jetës politike duhet për neutralizimin e pretendimeve ekonomike në rritje ndaj autoriteteve. Ndoshta, për këtë do të flasë përbërja e përtëritur e Këshillit pranë presidencial për të drejtat e njeriut në mbledhjen e vet të parë që do të mbahet javën e ardhshme. Ndërsa në pranverë Medvedievi do të diskutojë me Këshillin ligjin e ri mbi organizatat shoqërore, në të cilin kihet ndërmend të zgjerohet lista e stimujve që çojnë në rritjen e mirëbesimit mes shoqërisë dhe shtetit. Të gjitha këto forcojnë karakterin konstruktiv të dialogut të autoriteteve të Rusisë me opozitën.