Sipas njoftimeve nga Zagrebi, gjatë negociatave të Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe homologut të tij kroat Ivo Sanader, të cilat u zhvilluan në kryeqytetin e Kroacisë, palët diskutuan çështjet e garantimit të sigurisë energjetike të Ballkanit dhe Evropës në tërësi. Si një nga variantet e zgjidhjes së problemit Kryetari i qeverisë shqiptare propozoi idenë e ndërtimit të përbashkët në vendin e tij të një centrali atomik. Siç vuri në dukje Sali Berisha, po e citojmë atë: “Të dyja palët janë jashtëzakonisht të interesuara për ndërtimin e centralit atomik, që në shumë gjëra do të zgjidhë problemet energjetike jo vetëm të vendeve tona, por edhe shteteve tjera të rajonit të Ballkanit në tërësi. Veç kësaj u vu në dukje rëndësia e ndërtimit të gazsjellësit transadriatik të parashikuar për transportimin e gazit nga Irani dhe vendet e zonës së Detit Kaspik, që do të kalojë nëpër territoret e Greqisë dhe Shqipërisë, për në shtetet e Evropës së Jugut. Sipas fjalëve të zotit Berisha, “ky gazsjellës ka një rëndësi kolosale për Ballkanin”, gjë, kjo, lidhur me të cilën bashkëbiseduesit u morrën vesh për t’i bërë lobi së bashku këtij projekti dhe për të tërhequr për pjesëmarrje në të investitorë të huaj”. Situatën e analizon tani në materialin e vet vëzhguesi i “ Zërit të Rusisë” Pjotër Iskenderov, kandidat i shkencave historike. Autori shkruan si vijon: Përfundimet e bisedimeve në Zagreb pasqyrojnë një tendencë të rëndësishme që është e pranishme këto javët e fundit edhe në deklaratat e shumë përfaqësuesve të BE. Kjo është pakënaqësia nga sistemi ekzistues i furnizimit të burimeve energjetike në tregjet evropiane. Kriza që plasi në janar në lidhje me paaftësinë e Ukrainës, një nga transitoret kyçe të gazit, që të zbatonte zotimet e veta, demonstroi domosdoshmërinë e kërkimit të rrugëve të reja të garantimit të sigurisë energjetike të Ballkanit dhe gjithë Evropës. Dhe ky mendim i liderëve të Shqipërisë dhe Kroacisë është vetëm për tu përshëndetur. Tjetër punë është ajo se cilat janë rrugëzgjidhjet e kësaj situate. Dhe për nga kjo pikëpamje, shumë projekte që po diskutohen aktualisht si në kryeqytetet ballkanike, ashtu dhe në Bruksel, zor se mund të pronohen si efektive. Ndërtimi i centralit atomik ngjall shumë pikëpyetje tek nëpunësit evropianë nga këndvështrimi i sigurisë të tyre. Nuk është aspak diçka e rastit ajo se BE kërkoi nga anëtaret e veta të reja, Sllovakia dhe Bullgaria, që të pezullojnë zhvillimin e mëtejshëm të energjetikës atomike. Dhe zor se Komisioni Evropian do të financojë me gadishmëri të madhe ndërtimin e një centrali atomik në Adriatik, pranë Greqisë dhe Italisë. Ndërsa pa ndihmë  nga ana e BE një projekt i tillë nuk ka asnjë shans për tu zgjidhur me sukses. Ndërsa përsa i përket gazsjellësit transadriatik, projektit “Nabukko” dhe variateve të tjera analogjike, ato kanë dy të meta kryesore. Këto janë, së pari, mungesa e vëllimeve të nevojshme të gazit për mbushjen e tyre, ndërsa, së dyti, varësia nga furnizues dhe transitorë të tillë të paqendrueshëm gjeopolitikë si Turqia dhe, veçanërisht, Irani. Ndërkaq, pjesëmarrja e Shqipërisë, Kroacisë dhe vendeve të tjera ballkanike do të ndihmonte që të realizoheshin projektet e përpunuara, ndër të tjera, të tillë si ndërtimi me pjesëmarrjen e Rusisë të gazsjellësit “Rryma Jugore”, i cili është i aftë që të zgjidhë detyrën në fjalë me rreziqe dhe humbje shumë më minimale. Edhe nga pikëpamja financiare kjo është me leverdi për vendet ballkanike. Transiti i vëllimit prej 30 miliardë metra kub gaz në vit me anë të këtij gazjellësi, sipas llogaritjeve paraprake, do t’u japë pjesëmarrësve të tij si fitim nga realizimi i transitit 300 milionë $ Serbisë e deri në 750 milionë $ në vit Bullgarisë. Ndërsa përsa i përket itinerarit analogjik në Evropën Veriore-gazsjellësit “Rryma Veriore”- kapaciteti i tij do të jetë akoma edhe më i madh dhe do të përbëjë 55 miliardë metra kub gaz në vit, dhe, rrjedhimisht, do të lejojë që të plotësohen në mënyrë të sigurtë kërkesat e rajonit përkatës për burime energjetike. Në këtë situatë duken akoma dhe më të çuditshme deklaratat e disa nëpunësve të BE, të cilët e interpretojnë çështjen e garantimit të sigurisë energjetike të Evropës si mënjanim të Rusisë nga zgjidhja e kësaj detyre. “Ato dëshmojnë për atë se shumëkush në Perëndim është i gatshëm të sakrifikojë interesat jetike të bashkëqytetarëve të vet për hir të lojrave gjeopolitike”, për këtë është mëse i sigurt Sllobodan Eriç, kryeredaktor i së përjavshmes “Geopolitika”, që del në Beograd. “Po krijohet përshtypja se shumëkush në BE, thjesht, po përpiqet të dobësojë pozitat strategjike të Rusisë në shumë drejtime, ndër të tjera, edhe në çështjen e garantimit të sigurisë energjetike të Evropës. Për politikën reale duhet të gjykohet nga veprat konkrete. Kurse këto vepra shpesh nuk u përgjigjen deklaratave të bukura e pompoze mbi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të Evropës me Rusinë, që tingëlojnë në kryeqytetet e vendeve perëndimore”, shprehet me bindje të plotë Sllobodan Eriç.