Rivendosja e marrëdhënieve Rusi-SHBA në frymë të re, ja për se nisi të flasë administrata e re amerikane, që nënkupton edhe qëndrimet e reja ndaj zgjidhjes së një problemi të tillë si vendosja e elementeve  të sistemit amerikan të mbrojtjes kundërraket në vendet e Evropës Lindore. Ekspertët anojnë nga ai mendim se kompromisi mes Moskës dhe Uashingtonit për këtë problem është akoma i mundur. Uashingtoni përpiqet të gjejë rrugëdalje prej  kurthit të ngritur nga strategët e ish administratës së Xhorxh Bushit. Nga njëra anë, ekziston një nocion i tillë si trashëgimia e politikës. Por, nga ana tjetër, gjithashtu është e pamundur  të injorohen kaq hapur preokupimet e Rusisë. Prandaj në qëndrimet  ndaj vendosjes së sistemit të mbrojtjes antiraket u dukën nuanca të reja. Pa hequr dorë nga zotimet e mëparshme, rrethi i ngushtë i Barak Obamës  nisi të flasë mbi rëndësinë e konsultimeve me Moskën. Sidoqoftë, kjo rezulton nga thëniet e Zëvëndëspresidentit amerikan Xho Bajden në konferencën për problemet e sigurimit që u zhvillua javën e kaluar në Mynih. Sipas opinionit të ekspertëve, mendimi i një politikani kaq të regjur flet për ekzistencën e një konsensusi të caktuar në istablishmentin amerikan në lidhje me ndërtimin e marrëdhënieve me Rusinë. Siç mund të gjykohet nga të gjitha, kjo do të bëhet objekt bisedimesh të Sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton me homologun  e saj çek Karell Shvarcenberg. Procesi i vendosjes së sistemit të mbrojtjes antiraket mund të ngadalësohet, por zor se SHBA-s do të heqin dorë plotësisht prej tij . Nadiezhda Arbatova, politologe ruse, në bisedën e zhvilluar me korrespondentin e radiostacionit “Zëri i Rusisë”, theksoi, se me sa duket nga të gjitha, amerikanët kaq thjesht nuk do të heqin dorë nga kjo ide, bile edhe në qoftë se do të gjendet ndonjë kompromis. Amerikanët do të përpiqen, duke folur në mënyrë konvencionale, t'ia shesin lëshimet Rusisë me çmim sa më të lartë. Kjo duhet të kihet parasysh. Por, dua të përsëris edhe një herë atë, se ekziston mundësia për kompromis. Këtu janë të mundura rrugëzgjidhje të ndryshme, bile është i mundur edhe ndërtimi i përbashkët i sistemit të mbrojtjes antiraket në Evropë së bashku me Rusinë. Këtu është i mundur edhe ndërtimi i infrastrukturës dhe mosvendosja e raketave intercepitore. Siç mund të gjykohet nga të gjitha, Uashingtoni vendosi t'ua vërë veshin edhe mendimeve të vendeve evropiane. Dihet se kohët e fundit në NATO filluan të dëgjohen zëra për evropianizimin  e Aleancës. Në këtë u dalluan në mënyrë të veçantë francezët, të cilët po kthehen në strukturat ushtarake të bllokut pas 40 vjetësh mungese. Ndërsa Evropa, që përjetoi në shekullin e XX-të dy luftra shkatërrimtare, mban një qëndrim të rezervuar ndaj gjithçkaje që mund të prishë barazinë strategjike, ndër të tjera, edhe ndaj sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket, vendimi mbi të cilin, çështë e vërteta, u imponua dhe është i aftë që të përçajë kontinentin.