I propozojmë vemendjes së radiodëgjuesve tanë shënimet e vëzhguesit të “Zërit të Rusisë” Pjotër Iskenderov, kushtuar disa mësimeve të nxjerra nga kriza e paradokohshme e gazit. Autori shkruan: Lajmi që erdhi të martën, më 3 shkurt, nga Parlamenti Evropian, në vështrim të parë, mund të duket sensacional. Një grup deputetësh evropianë në krye me përfaqësuesen e Francës Ann Laperyz i propozoi BE që ta ingranojë Rusinë në punën për realizimin e projektit të ndërtimit të gazsjellësit “Nabukko”, i cili destinohet të furnizojë gazin natyror nga vendburimet e Azisë Qendrore dhe Iranit nëpërmjet Turqisë dhe Ballkanit për konsumotorët evropianë. Siç pranoi edhe vetë zonja Laperyz, e cila paraqiti një raport special në Parlamentin Evropian kushtuar problemeve të sigurisë energjetike të BE,  ajo “del në mbrojtje të qendrimit që ndjek si qëllim arritjen e pajtimit dhe dialogut me Rusinë, e cila furnizon në BE 42% të gazit që konsumohet prej tij”. Një qendrim i tillë tërthorazi u mbështet edhe nga eksperti i NATO-s për problemet e sigurisë Endrju Monagan, i cili deklaroi brenda mureve të Parlamentit Evropian se megjithëse BE duhet të synojë edhe drejt diversifikimit të burimeve të lëndëve energjetike, “ne nuk duhet të marrim e ashtu, thjesht, të distancohemi nga Rusia pa ditur se ku shkojmë”. Ndërkohë, projekti “Nabukko” që në fillim u planifikua nga BE dhe NATO pikërisht si konkurrent i projekteve të gazsjellësve rusë dhe ndiqte si qëllim arritjen e pavarësisë energjetike të Evropës nga Rusia. Ndërkaq, lëvizjet, pra, progresi që filloi në mendjet e politikanëve dhe ekspertëve perëndimorë dëshmojnë për përceptimin në rritje të realitetit objektiv që u krijua në sistemin e garantimit të sigurisë energjetike të Evropës. Kriza e fundit e gazit, e cila u shkaktua nga paaftësia e Ukrainës për të dalë në rolin e transportueses së sigurt të gazit rus, demonstroi në mënyrë më se evidente se garantimi i qendrueshëm i përdorimit të burimeve energjetike në situatën e tanishme mund të sigurohet jo vetëm pa përjashtuar Rusinë, por, përkundrazi, bile duke thelluar edhe bashkëpunimin me të. Sipas vlerësimeve të pavarura, kapaciteti maksimal i gazsjellësit “Nabukko” do të përbëjë 26-32 miliardë metra kub gaz në vit, gjë kjo që nuk tejkalon aspak treguesit e gazsjellësit rus “Rryma Jugore”. Por ky kapacitet mund të arrihet nga ai vetëm pas përfundimit të fazës së dytë të ndërtimit, kurse ajo, në rastin më të mirë, do të fillojë aty nga viti 2014. Ndërsa deri në atë kohë kapaciteti i “Nabukko-s” do të përbëjë 8 miliardë metra kub gaz në vit, tregues ky që nuk mund të krahasohet kurrësesi me 30 miliardë kubametrot e gazsjellësit “Rryma Jugore”.  Por më kryesorja konsiston në atë se “Nabukko” është llogaritur për realizimin e furnizimeve të gazit nga po ato vendburime të Turkmenistanit, Uzbekistanit dhe Azerbajxhanit, të cilët tashmë janë vënë në shfrytëzim, ndër të tjera, në zinxhirin e furnizimeve ekzistuese nëpërmjet tubacioneve ruse. Ndërsa gaz tjetër për mbushjen e tubacionit tepër të kushtueshëm në fjalë Evropa, thjesht, nuk ka. Në këtë mënyrë, synimi i një sërë deputetëve të Parlamentit Evropian për të ingranuar Rusinë në realizimin e projektit “Nabukko” i marrë në vetvete nuk është dhe aq sensacion, se sa vlerësim me mendje të kthjellët i situatës së krijuar. Dhe duhet thënë këtu, se akoma më parë se ata këtë gjë e kuptuan vendet ballkanike, të cilat deklaruan mbi synimin e vet për të bashkëpunuar me Rusinë në çëshjet që kanë të bëjnë me garantimin e furnizimeve të naftës dhe gazit në shtetet e BE. Shqipëria, Greqia, Bullgaria, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, të gjitha këto vende mund të bëhen pjesëmarrëse aktive të projekteve që po realizohen me iniciativën dhe pjesëmarrjen e gjallë të Rusisë. “Më kryesorja tani është për to që të mos dorëzohen nën presionin e po atyre forcave ende të autoritetshme në BE dhe NATO, të cilat vazhdojnë të mendojnë akoma me kategoritë e “luftës së ftohtë” dhe që përpiqen të mbjellin përçarjen në bashkëpunimin me leverdi reciproke të Rusisë me vendet ballkanike. Një ndër viktimat e para të të ashtuquajturave “luftra energjetike” të kësaj natyre mund të bëhej Serbia. Por autoritetet e këtij vendi, pavarësisht nga presioni i paprecedentshëm që u ushtrua ndaj tij nga ana e Brukselit, arritën megjithatë me këmbëngulje ta realizojnë marrëveshjen mbi bashkëpunimin me Rusinë në sferën energjetike, e cila ka një rëndësi strategjike, thekson kryeredaktori i së përjavshmes beogradase “Geopolitika” Sllobodan Eriç. “Ç’ka është veçanërisht e rëndësishme, thekson ai, nënshkrimi i marrëveshjes në sferën e naftës dhe gazit forcoi në mënyrë të drejtpërdrejtë marrëdhëniet tona. Ajo u arrit të realizohet pavarësisht nga rezistenca e paprecedentshme që iu bë nënshkrimit të saj. Unë mendoj bile se, ndoshta, në mbarë kontinentin evropian deri tani nuk ka ndeshur ndonjëherë në një rezistencë të tillë kaq të fortë nënshkrimi i ndonjë marrëveshje tjetër si kjo në sferën ekonomike. Dhe kjo demonstron edhe një herë rëndësinë që ka për vendet ballkanike zënia e një pozite principialisht të mvetësishme në çëshjet që kanë të bëjnë me sigurinë energjetike, garante kyçe e së cilës del Rusia”, dëshmon Sllobodan Eriç.