Me sa duket nga të gjitha, lajm kryesor politik i javës do të bëhet marrëveshja e aleatëve në Organizatën e Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv  për krijimin e Forcave të Reagimit Operativ. Ky vendim u morr në Samitin e jashtëradhës të Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv (OTSK), të cilin e quajnë tashmë me rëndësi kthese historike në jetën e kësaj Organizate. Në fakt, fjalë u bë për krijimin e një blloku të vërtetë politiko-ushtarak prej 7 vendeve që hyjnë në këtë Organizatë: Rusisë, Armenisë, Bjellorusisë, Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit dhe Uzbekistanit. Siç deklaroi në konferencën përfundimtare për shtyp Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev, formacioni i ri ushtarak, përkatësisht potencialit të vet luftarak, do të jetë jo më i keq se ai i strukturave analogjike të NATO-s. “ Ne, tha ai, u morrëm vesh gjatë komunikimit tonë në fund të vitit të kaluar, dhe, më kryesorja, në takimin e sotshëm mbi atë, që të krijojmë forca kolektive të plota, serioze dhe të stërvitura mirë, të cilat do të takohen realisht, do të ndodhen në raste të domosdoshme nën një komandë unike, do të jetë maksimalishte gatshme për tu hedhur në vendin e duhur shumë shpejt. Në situatë të zakonshme ato do të funksionojnë në kuadrin e mësimeve të përbashkëta, gjë që nuk ka ndodhur më parë në Organizatën e Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv. Pra, këto do të jenë formacione të përgatitura mirë, me efektivitet të lartë ushtarak, të cilat do bazohen, sigurisht, mbi parimin kombëtar. Rusia është e gatshme të kontribuojë në këtë forca me një divizion dhe një brigadë të vetën. Këto janë tashmë forca mjaft serioze. Dhe të pajisura, siç tashmë thashë më sipër, sipas fjalës së fundit të teknikës ushtarake. Pra, ato duhet të kenë një pamje jo më të kaqe se forcat analogjike të NATO-s. Dhe në këtë dhe konsiston, sigurisht, merita kryesore e tyre”, deklaroi ai. Ndihmësi i presidentit të Rusisë Sergej Prihodko, nga ana e vet, vuri në dukje se këto forca do të shfrytëzohen për përballimin e agresionit ushtarak, zhvillimin e operacioneve speciale për luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, kriminalitetit të organizuar transnacional, trafikimit të narkotikëve si dhe për likuidimin e pasojave të situatave të emergjencës. Disa vëzhgues, në fakt, mendojnë, se krijimi i forcave në fjalë dhe shndërrimi në këtë mënyrë i OTSK nga një aleancë politike – në aleancë politiko-ushtarake, planifikohet si njëfarëlloj kundërpërgjigje e veçantë ndaj zgjerimit të NATO-s në drejtim të Lindjes dhe synimit të shteteve perëndimore për forcimin e prezancës së tyre politike dhe dhe ushtarake në Azinë e Mesme. Ndërsa bashkëpunimin me Uashingtonin, pjesëmarrësit e takimit nuk e refuzojnë aspak. Por megjithatë kujtojnë se është diçka e çuditshme mosmarrja parsysh në zgjidhjen e problemit afgan, të mendimit të vendeve të rajonit, zëri i të cilave tingëlloi mjaft qartë nga Kremlini.