Rusia dhe Bullgaria nënshkruan marrëveshjen që ka të bëjë me bashkëpunimin në sferën e energjetikës atomike dhe realizimin e projektit “Rryma Jugore”. Fjalë bëhet mbi vazhdimin e ndërtimit të Centralit ElektroAtomik në Blene me ndihmën e Rusisë dhe shtrimin e gazsjellësit nëpër fundin e Detit të Zi në Bullgari dhe më tej në Evropën Qendrore dhe Jugore. I tillë është përfundimi kryesor i bisedimeve që zhvilluan të enjten në Kremlin presidentët Dimitri Medvediev dhe Georgi Parvanov. Takimi u zhvillua nën shenjën e garantimit të sigurisë energjetike të Evropës. Medvediev theksoi domosdoshmërinë e nxjerrjes së mësimeve nga kriza e janarit, kur një sërë shtetesh të BE mbetën pa gazin rus për shkak të bllokimit të transitit të tij nga Ukraina. Duka marrë  fjalën në konferencën për shtyp sipas përfundimeve të negociatave, Presidenti i Rusisë përmendi dy rrugë të mundshme për zgjidhjen e problemeve që mund të lindin sërish me furnizimet e lëndëve energjetike. I pari nga ato, natyrisht, konsiston në atë që të zhvillohet baza juridiko-ndërkombëtare, e cila ti shërbente eleminimit të rreziqeve, të lidhura me prezencën e shteteve transitore dhe mosrregullimin e këtyre apo atyre çështjeve. Në lidhje me këtë paraqitet si tejet e rëndësishme konferenca energjetike ndërkombëtare, e cila do të zhvillohet në prill në Bullgari. Mënyrë e tillë e garantimit të sigurisë energjetike, vazhdoi Dimitri Medvediev, është diversifikimi i furnizimeve të hidrokarbureve, hapja e rrugëve të reja për to. Para së gjithash, kihet parasysh përshpejtimi i punimeve të gazsjellësit “Rryma Jugore”, por ndoshta, edhe rritja e kapacitetit të këtij gazsjellësi, deklaroi Presidenti rus. Presidenti i Bullgarisë shprehu kënaqësinë e vet në lidhje me atë, se diversifikimi i furnizimeve të burimeve energjetike, ska alternativë. Ai tha gjithashtu, se Bullgaria del për eliminimin e ndërmjetësve gjatë kësaj. Në lidhje me këtë palët u shprehën për vendosjen e një bashkëpunimi direkt midis kompanive kryesore të gazit të të dy vendeve. Në negociatat në Moskë, Bullgaria shtroi çështjen mbi konpensimin asaj të dëmit të shkaktuar nga kriza e paradokohshme e gazit.  Dimitri Medvediev theksoi, se përgjegjësinë finale juruidike për këtë pasojë e mban pala ukrainase. Ajo dhe duhet të përgjigjet për detyrimet financiare. Kjo çështje do të duhet të rregullohet me partnerët tanë ukrainas, tha lideri rus. Vizita e Georgi Parvanovit në Moskë i kushtohet jo vetëm bisedimeve zyrtare, por edhe pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e hapjes së Vitit të Bullgarisë në Rusi. Dimitri Medvediev e quajti këtë një eveniment të mrekullueshëm në jetën e dy vendeve. Programi i Vitit përfshin në vetvete më tepër se 120 aktivitete në sferën e kulturës, arsimit, shkencës dhe ekonomisë.