Moska paralajmëron partnerët e vet evropianë për rrezikshmërinë e veprimeve, të cilat do të mund të perceptoheshin nga Tbilisi si inkurajim i veprimeve të tij të reja ushtarake ndaj ish-republikave të veta autonome të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë. Për këtë u deklarua gjatë takimit të Aleksandër Grushkosë, zëvndës Ministër i Punëve të Jashtme i Rusisë me treshen e ambasadorëve të Bashkimit Evropian në Moskë. Takimi u zhvillua me lutjen e tyre lidhur me njoftimet për zgjerimin  e pranisë ushtarake të Rusisë në republikat e reja kaukaziane. Njoftimet u dukën në mjetet e huaja të komunikimit masiv. Nga ana e Rusisë u theksua se në kohën e vet forcat e tyre të armatosura plotësuan një detyrë mjaft të rëndësishme, atë të sprapsjes së agresionit gjeorgjian kundër Osetisë së Jugut. Aktualisht ato sigurojnë ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në këtë rajon,  dhe janë bërë garant për përjashtimin e përsëritjes së ngjarjeve të gushtit të vitit 2008, të cilat çuan në pasoja serioze humanitare. Andrei Kelin, përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, theksoi në lidhje me këtë, se forcat e armatosura të Federatës Ruse, janë kontigjente të vogla të dislokuara në territoret e këtyre dy vendeve lidhur me lutjen e presidentëve të Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, si dhe mbi bazën e traktateve të miqësisë, bashkëpunimit dhe ndihmës reciproke, të cilat u përfunduan me këto vende pas njohjes së tyre. Nga neni i pestë i të ty traktateve parashikohet se me qëllim që të garantohet sigurimi, si dhe masat për stabilitetin në rajonin transkaukazian, secila prej palëve pjesëmarrëse të traktateve do ti japë palës tjetër të drejtën që forcat e saj konvencionale të ndërtojnë, të shfrytëzojnë dhe të përsosin infrastrukturën ushtarake në territorin e vet. Tani po punohet për përfundimin e marrëvesjeve mbi dislokimin e bazave ushtarake në territorin e Osetisë së Jugut dhe të Abkhazisë, si dhe për marrëveshjet mbi bashkëpunimin ushtarak. Kjo detyrë është aq më tepër aktuale lidhur me kthesën e re të rritjes së pranisë ushtarake gjeorgjiane afër kufijve të Osetisë së Jugut, ku situata mbas ngjarjeve të gushtit jo vetëm që nuk u përmirësua, por  akoma disponon  tendencë për keqësim të mëtejshëm. Lidhur me këtë vëmendja e “Treshes” së Bashkimit Evropian u tërhoq në domosdoshmërinë e nënshkrimit të marëveshjeve mbi mospërdorimin e forcës ndaj Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë, të cilat duhet të jenë juridikisht të detyrueshme. Rusia ka ndërmend të ngulmojë në këtë në kuadrin e diskutimeve për Kaukazin në Gjenevë, faza tjetër e të cilave do të zhvillohet më 17-18 shkurt. Janë të pranueshme dhe të gjitha forumet e tjera në kuadrin e OSBE-së, OKB-së dhe në dialogun me Bashkimin Evropian, vuri në dukje në intervistën dhënë radiostacionit “Zëri i Rusisë” Andrei Kelin, përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë.