Sipas njoftimeve të agjencive informative që vijnë nga Kosova, gjeneral- lejtenanti italian Xhuzepe Emilio Gai, komandant i forcave paqeruajtëse KFOR, kritikoi idenë e krijimit të të ashtuquajturave “Forca të Sigurimit të Kosovës” nën kontrollin e BE dhe NATO-s. Sipas fjalëve të tij, vetëm disa ditë pas formimit të këtyre forcave në krahinë u shfaqën pakënaqësia dhe reagimi i hapur “ kundër”.Gjenerali është veçanërisht i pakënaqur nga parimet dhe privilegjet gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për forcat e reja të sigurimit. Ndërsa përsa i përket popullsisë serbe të krahinës, Marko Jakshiç, njëri nga udhëheqësit e Skupshtinës të komunave serbe të Kosovës dhe Metohisë, tashmë deklaroi se përgjigje e serbëve ndaj veprimeve të Prishtinës dhe Brukselit duhet të bëhet heqja dorë nga rezistenca pasive dhe kalimi tek mbrojtja më aktive e të drejtave të veta politike, pronësore dhe sociale. Temën në fjalë e shtjellon më tej në materialin e vet vëzhguesi i “ Zërit të Rusisë”, kandidati i shkencave historike Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Me të vërtetë, duke folur për veprimtarinë e “Forcave të Sigurimit të Kosovës”, që filloi këto ditë, nuk mund të injorohet ai fakt se ky formacion i armatosur me efektiv prej 2500 vetash dhe rezervë 800 veta paraqet në vetvete edhe një tjetër rrezik real jo vetëm për stabilitetin e brishtë në krahinë, por edhe për rajonet e tjera të Ballkanit. “ Kosova është ende fuçi baruti, në të cilën vazhdojnë të mbeten në qarkullim ilegal 300-400 mijë njësi armësh që mund të përdoren kundër serbëve”, kujtoi në lidhje me këtë Ministri për Punët e Kosovës dhe Metohisë në qeverinë e Serbisë Goran Bogdanoviç. Sipas mendimit të tij të drejtë, krijimi i “Forcave të Sigurimit të Kosovës” nuk i premton asgjë të mirë as Kosovës, as mbarë rajonit të Ballkanit. Nuk mund të mos vihet në dukje se BE dhe NATO gjatë gjithë muajve të fundit kanë vepruar, në fakt, njësoj si autoritetet shqiptare të Kosovës në çështjet ushtarake. Në pranverë të vitit 2008, shumë shpejt pas vetëshpalljes së pavarësisë së krahinës serbe, Presidenti i atëhershëm i SHBA-s Xhorxh Bush lejoi furnizimin e armëve në Kosovë, ndërsa BE pranoi dukjen atje të “Forcave të Sigurimit”. Neni përkatës u sanksionua në kushtetutën e krahinës që u bashkërendit me Brukselin dhe hyri në fuqi në verë të vitit 2008. Në nëntor po të këtij viti Këshilli i Sigurimit i OKB-së sanksionoi vendosjen në Kosovë të Misionit civil-policor të BE, duke parashtruar vërejtjen se veprimtaria e tij do të ketë status asnjëanësie. Në këtë gjë ngulmuan veçanërisht Serbia dhe Rusia. Krijimi i “Forcave të Sigurimit të Kosovës” u bë aksioni i parë i Misionit të Organizatës ndërvropiane që nuk i përgjigjet kësaj kërkese. Ndërkaq Brukseli duhet të marrë parasysh se përkrahja këmbëngulëse e njerës prej palëve të konfliktit kosovar minon autoritetin paqeruajtës në rajon të vetë Organizatës, e cila aktualisht po realizon gjithashtu misionet e veta paqeruajtëse në Bosnjë e Hercegovinë dhe Maqedoni. Në këto republika ballkanike ndiqet me vemendje të përqendruar “përvoja kosovare” e BE duke iu druajtur përsëritjes së skenarit ushtarak të zgjidhjes së problemeve ndërnacioanele. Përsa i përket Shqipërisë, duhet thënë, se dështimi i BE në Kosovë mund ta detyrojë atë që të rishikojë prioritetet e veta dhe të kalojë në veprime më aktive, më të mvetësishme dhe prandaj të paparashikueshme. Aq më tepër se kontradiktat Shqipëri-Greqi në lidhje me gjendjen e pakicës kombëtare shqiptare dhe asaj greke gjithashtu kanë tendencë për acarim, ndërsa një sërë forcash politike të Shqipërisë janë të gatshme të luajnë aktivisht “letrën kosovare” dhe të kryesojnë procesin e krijimit të Shqipërisë së Madhe në Ballkan.