Forumi Ekonomik antikrizë në Davos po zhvillohet në shumë gjëra nën flamurin e Rusisë. Tonin diskutimeve në këtë Forum ia dha që në fillim Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin, i cili mbajti raportin kryesor në seancën e hapjes së tij. Duke parashtruar mendimin në lidhje me atë se cilat janë, sipas tij, shkaqet e krizës dhe rrugëdaljet nga ajo, Vladimir Putin arriti në përfundimin se mbarëvajtja e planetit në të ardhmen është e mundur vetëm me kusht të krijimit të një arkitekture të drejtë dhe efektive ekonomike botërore. Në një sistem të tillë të gjitha vendet duhet të zotërojnë në mënyrë të garantuar rezervat e domosdoshme të sigurimit të jetës, si dhe teknologjitë dhe burimet e reja të zhvillimit. Veç kësaj, siç vuri në dukje Kryeministri i Rusisë, e ardhmja e ekonomisë botërore i takon botës shumëpolare, ndër të tjera, edhe në sistemin monetar-financiar. Në të njëjtën kohë Kryeministri i Rusisë paralajmëroi mbi rrezikshmërinë e izolacionizmit total, protekcionizmit dhe ndërhyrjes së tepruar të shtetit në ekonomi në kushtet e krizës globale financiare. Këto fjalë të liderit të Rusisë u dëgjuan me një vemendje shumë të madhe, por më kryesorja, u dëgjuan dhe u perceptuan me ndjenjën e kënaqësisë nga pjesëmarrësit e shumtë të Forumit. Ky është një demonstrim fare i qartë i asaj se Rusia është bërë palë e barabartë në diskutimet botërore përkatësisht fateve të ekonomisë. Por mysafirëve të Davosit u interesoi shumë gjithashtu të mësonin se si po e përjeton Rusia krizën ekonomike aktuale botërore. Vladimir Putin pranoi se për shkak të saj, problemet që janë karakteristike për vendin tonë, janë bërë më të mprehta, por ato mund dhe duhet të kapërcehen. Ndryshe nga shumë vende, tha ai, ne me të vërtetë kemi grumbuluar rezerva të konsiderueshme dhe ato zgjerojnë mundësitë tona për të kaluar të sigurt periudhën e paqendrueshmërisë globale. Kriza vetëm na detyron që të lëvizim më aktivisht nëpër rrugën e zbatimit të prioriteteve të deklaruara, pa ndryshuar, natyrisht, vetë strategjinë, thelb i së cilës është përtëritja cilësore e vendit gjatë 10-12 viteve të afërta. Historia po i jep Rusisë një shans unikal. Dhe ne nuk kemi ndërmend ta lëmë pa shfrytëzuar këtë shans, theksoi ai. Siç vuri në dukje më vonë themeluesi dhe kryetari i Forumit në Davos, përfaqësuesit e elitës politike dhe biznes-elitës botërore nuk duhet të dyshojnë në lidhje me atë se ekonomia e Rusisë po ruan drejtueshmërinë dhe se nuk do të humbasë dinamikën e zhvillimit. Ndërsa pjesëmarrja e Vladimir Putinit në Forumin në Davos do të rrisë besimin tek Rusia në botë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kushet e krizës së tanishme globale ekonomike dhe financiare. Ndërsa Rusia, siç dihet, luan një ndër rolet kyçë në kapërcimin e saj.