Në kushtet e globalizimit, shkruan komentatori i “ Zërit të Rusisë ” Dimitri Fonin, ndryshoi jo vetëm ekonomia botërore, por edhe natyra e vetë krizave. Krizat e gjysmës së dytë të shekullit të XX-të ishin mjaft standarte dhe të studjuara mirë. Stuhia aktuale financiare doli e pazakontë dhe është tejet e vështirë të mbështetesh në përvojën paraardhëse gjatë përpunimit të vendimeve për kapërcimin e saj. Përveç faktorëve objektivë është i qenësishëm edhe roli i atyre subjektivë. Siç u shpreh Kryetari i Forumit Ekonomik Botëror në Davos Klaus Shvab: “ Njerëzit presin që liderët të ndreqin botën”. Në lidhje me këtë shkakton interesim vlerësimi i “ kundërhelmit efektiv antikrizë” të Rusisë nga ana e profesorit të ekonomisë të Universitetit Xhon Hopkins- Klifford Heddi. “ Ndryshe nga liderët e tjerë të vendeve të zhvilluara Vladimir Putin mori mbi vete përgjegjësinë dhe i pari shpalli mbi paketën e masave antikrizë”. Prandaj, jo krejt rastësisht, Kryeministri rus u bë mysafiri kryesor i Davosit edhe sipas sondazhit të zhvilluar midis pjesëmarrësve, edhe sipas përzgjedhjes së të zotërve të shtëpisë të Forumit. Kurse tani do t’i njohim radiodëgjuesit tanë me disa jehona të ekspertëve të autoritetshëm rusë ndaj fjalimit të programatik të Vladimir Putinit kushtuar rrugëdaljeve nga kriza. Eugjeni Fjodorov, Kryetar i Komitetit të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse për politikën ekonomike mendon, se specifika e ekonomisë ruse në kushtet e krizës konsiston në atë, se ajo ka përparësi të caktuara me aftësi konkurruese. por kriza evidentoi megjithatë edhe problemet e saj: dobësinë e tregut financiar, si dhe sigurimin e pamjaftueshëm të popullsisë me mallra vendase. Por pikërisht në këtë dhe fshihen rezerva të konsiderueshme, që konsistojnë në mundësitë e riorientimit të prodhimit ndaj kërkesës së brendshme, gjë kjo, që në mënyrë krejtësisht të natyrshme do të ndihmojë edhe për zgjidhjen e problemeve me karakter social. Mundësi të tilla, nuk kanë, për shembull,  vendet evropiane, pa përmendur fare këtu atë fakt, se Rusia ka premisa reale për intensifikimin e zhvillimit dhe kalimin tek ekonomia inovatore,-mendon Eugjeni Fjodorov. Akademiku Aleksandër Dinkin tërheq vëmendjen ndaj atij fakti, se dukuritë e krizës në ekonominë ruse mund të çojnë edhe në zbulime mjaft radikale, në një hop të caktuar inovator. Bashkë me këtë do të rritet edhe numri i problemeve të ndërlikuara, të cilat do të jetë e vështirë të zgjidhen vetëm. Është i domosdoshëm bashkëpunimi i gjerë ndërkombëtar. Pikërisht për këtë dhe bën thirrje Vladimir Putin. Kjo ka të bëjë, para së gjithash, me problemet energjetike, të klimës, shëndetësisë. Përsa i përket rregullimit në përmasa financiare globale, Rusia sipas mendimit të Kryeministrit të saj, mund të rriste në mënyrë  të konsiderueshme rolin e vet si rregulluese në mbarë hapësirën euroaziatike, theksoi Aleksandër Dinkin.