Moska shpreson se në kohën e drejtimit të administratës së re amerikane marrëdhëniet e Rusisë dhe SHBA-s do të rishikohen. Për këtë deklaroi Sergei Lavrov, Ministër i punëve të jashtme i Rusisë, gjatë fjalës së marrë në seancën e parë për këtë vit të Këshillit të Federatës, Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë. Sergei Lavrov deklaroi, se ne sigurisht, jemi të gatshëm për çfarëdolloj zhvillimi të ngjarjeve. Por megjithatë shpresojmë se do të hapet dritarja e re e mundësive që marrëdhëniet tona të dalin në trajektroren e një rritjeje të qëndrueshme pas periudhës së lëkundshmërisë së tepërt të vitit të kaluar. Shpresojmë gjithashtu se do të ndodhin ndryshime për mirë në politikën e Uashingtonit në arenën ndërkombëtare. Gatishmërinë përkatëse në telefonatën me Dimitri Medvedevin e shprehu Presidenti Barak Obama, vuri në dukje Sergei Llavrov. Ne jemi të hapur për dialog të barabartë , theksoi Ministri i Rusisë, dhe duam që në marrëdhëniet tona të sigurohet trashëgimia mbi bazën e parimeve të Deklaratës së Soçit. Ndër detyrat më të rëndësishmet në marrëdhëniet Rusi — SHBA ai dalloi garantimin e stabilitetit strategjik dhe problematikën e mbrojtjes antiraket.  Thëniet e përfaqësuesve të udhëheqjes së re të  SHBA-ve, lejojnë që të shpresohet se ata do të jenë më të gatshëm për shqyrtimin konstruktiv të këtyre çështjeve,se sa administrata e mëparshme.  Duke iu përgjigjur pyetjeve të senatorëve rusë, Sergei Lavrov shprehu mendimin se ata të NATO-s duhet të mendohen mirë për atë se si t’i zhvillojnë punët më tej me Gjeorginë. Nuk është sekret për askënd, se Ukraina dhe Gjeorgjia do të bëhen anëtare të Aleancës,kujtoi Ministri. Mendoj se përpjekjet e administratës së Bushit për ti futur tërthorazi këto vende në NATO nuk përkrahen nga shumica e anëtarëve të Aleancës, deklaroi ai. Më tej Sergei Llavrov u ndal në çështjen e marrëdhënieve të Rusisë me Bashkimin Evropian. Sipas mendimit të tij, në marrëveshjen e re të partneritetit dhe bashkëpunimit mes tyre duhet të përcakohen parimet juridike, që u përgjigjen interesave të të dyja palëve. Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë pranoi se Bashkimi Evropian është një partner jo nga më të thjeshtit për Moskën. Në të njëjtën kohë ai shprehu sigurinë se Moska dhe Brukseli kanë interesa të përbashkëta. Ai kujtoi, ndër të tjera,  se Organizata evropiane është partnere tregtare nga më të mëdhatë e Rusisë.