Mitropoliti i Smolenskut dhe Kaliningradit Kiril, mëkëmbës i përkohshëm i fronit të Patriarkut, me shumicë votash u zgjodh Hierarku i parë i Kishës Ortodokse Ruse. Delegatët e Takimit Kishtar që po zhvillohet në Moskë e shpallën atë Patriark të ri të Moskës dhe gjithë Rusisë. Për zgjedhjen e Patriarkut të 16-të të  Moskës lajmëroi kambanorja e Tempullit të Krishtit  Shpëtimtar. Fillimisht u dëgjuan tingujt e këmbanës së carit, ndërsa pastaj u ranë të gjitha kambanave dhe tingëlluan tingujt historikë të shekullit të XVll-të. Përfundimet e zgjedhjes u shpallën natën vonë në kryeqytetin e Rusisë. Më se 70 % e pjesëmarrësve të Takimit Kishtar i dhanë votat e veta “pro” zgjedhjes së Mitropolitit Kiril si patriark. Kandidati tjetër për në këtët fron - Mitropoliti i Kalugës dhe Borovskut Kliment, mori afro 24% të votave. “Përulësisht dhe duke qenë plotësisht i ndërgjegjshëm për ndjenjën e përgjegjësisë sime, unë e pranoj atë short që më përcaktoi Hyji, nëpërmjet të cilit më dorëzohet shërbimi si Patriark” - iu drejtua Patriarku i ri të gjithë pjesëmarrësve të takimit kishëtar. Detyra ime është kolosale, ajo është me përgjergjësi, por në qendër të këtij shërbimi është Kryqi i Krishtit. Kryqi me përmasa të tilla, të cilat mund ti kuptojë dhe ti ndjejë vetëm ai, që e mban atë. Po kujtoj fjalët e Patriarkut të Shenjtë Aleksi, i cili qe shprehur më se një herë për punën kolosale dhe të mundimshme të shërbimit të Patriarkut. Dhe këtë detyrë e plotësojnë Hierarkët e Kishës. Një shërbim i tillë i rëndë nuk mund të bëhet dot nga një njeri i vetëm, por hierarkët u bëjnë ballë sprovave të tilla sepse së bashku me ta janë arkibarinjtë (pastorët), barinjtë shpirtërorë, njerëzit e Perëndisë. Mitropoliti i Smolenskut dhe Kaliningradit Kiril lindi më 20 nëntor të vitit 1946-të në Leningrad. Ai është klerik i brezit të tretë në familjen e vet. Patriarku i ardhshëm që në moshë fare të njomë pat shfaqur shenjat e një besimtari besnik. Në moshën 3-4 vjeçare ai kishte qejf të bënte shërbesa në shtëpi duke veshur rrobat e qepura apostafat për të, ndërsa kur mbushi 6-7 vjeç arrinte të zhvillonte pa asnjë gabim disa shërbesa kishtare rradhazi. Njëherë në fëmijëri ai hyri rastësisht në të ashtuquajturat porta të carit të një tempulli, pasi brodhi për pak kohë brenda në Altar, doli prej andej. E ëma e mori për dore dhe pasi e çoi tek prifti i tha atij: “Ndodhi diçka e pabesueshme, djali im hyri në Altar!”. Prifti e pa nënën e shqetësuar dhe i tha asaj me buzë në gaz: “ S’ka gjë, ai do të bëhet hierark”. Fjalët e priftit dolën profetike. Ceremonia e intronizimit ( hipjes në fronin e patriarkut) të Mitropolitit Kiril do të zhvillohet më 1 shkurt në Katedralen kryesore të vendit - në Tempullin e Krishtit Shpëtimtar.