Dimitri Medvediev dhe Barak Obama kanë ndërmend të ndryshojnë rrënjësisht marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-s. Kjo u bë e ditur në deklaratën për shtyp, sipas rezultateve të telefonatës së dy presidentëve që u zhvillua dje në 26 janar, nga Shtëpia e Bardhë. Viktor Jenikejev e komentoi këtë fakt në artikullin e vet. Ai shpjegon, se sigurisht që fjalë u bë mbi atë që këto marrëdhënie të ndryshojnë për mirë, që të ndalet zhvillimi i tyre drejt keqësimit, i cili u përvijua në kohën e drejtimit të Presidentit Xhorxh Bush. Shumë rrethana të kësaj bisede të liderit të Rusisë dhe atij amerikan dëshmojnë, se synimet e tyre janë mjaft serioze. Vëzhguesit vënë në dukje lidhur me këtë se Dimitri Medvediev hyri në katërshen e liderëve të parë botërorë, me të cilët Barak Obama e pa të nevojshme që të lidhet në radhë të parë. Tërheq vëmendjen edhe toni dashamirës dhe i interesuar i bisedës. Sepse kjo është me të vërtetë shumë e rëndësishme që të dy Presidentët janë përfaqësues të atij brezi për të cilin periudha e luftës së ftohtë mbeti në të kaluarën dhe mbi ta nuk rëndojnë stereotipet dhe paragjykimet e lidhura me të. Të ngjall ndjenjën e shpresës edhe ai fakt, se palët konfirmuan dëshirën reciproke që të zhvillojnë në një kohë të afërt takimin dypalësh. Pa dyshim, fusha për përmirësimin e marrëdhënieve ruso-amerikane është kolosale. Dhe këtu do kuptuar se Moskën dhe Uashingtonin i bashkojnë shumë më tepër gjëra, se sa i ndajnë ato. Nga Rusia dhe SHBA-s varen shumë gjëra në kapërcimin e krizës fonanciaro-ekonomike botërore dhe pasojave të saj. Po ashtu të dyja vendeve u interesojnë: reduktimi i arsenaleve bërthamore, parandalimi i përhapjes së armës së shfarosjes në masë, teknologjive dhe centraleve bërthamore. Rusia dhe SHBA po luftojnë së bashku kundër terrorizmit, narkotrafikut, kriminalitetit të organizuar, sfidave dhe rreziqeve të tjera të botës bashkëkohore. Ka kohë që nuk është sekret për askënd, se Moska dhe Uashingtoni luajnë një rol kyç në rregullimin e konflikteve rajonale. Presidentët Medvediev dhe Obama diskutuan në bisedën e tyre telefonike situatën në Afganistan dhe Lindjen e Mesme. Në përputhje me këtë telefonatë të liderëve të të dy vendeve, si dhe thëniet e tyre të mëparshme në dobi të vendosjes së një dialogu konstruktiv, të barabartë dhe me leverdi reciproke, megjithatë mund të provosh me të vërtetë ndjenjën e një optimizmi të rezervuar në lidhje me ndryshimet e ardhshme për mirë në marrëdhëniet mes Moskës dhe Uashingtonit. Është për të vënë në dukje se për këtë Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin u shpreh dje në intervistën e vet, dhënë firmës amerikane Bllumberg-TV. “Rusia është e gatshme për të bërë për këtë gjithçka që varet nga ajo", konkludoi ai.