Me miopi politike mund të shpjegohet gatishmëria e disa politikanëve perëndimorë për të hequr Rusinë nga lista e fuqive të mëdha, për të nënvleftësuar potencialin, dinamikën dhe prespektivat e zhvillimit të saj. Një konkluzion i tillë u nxorr nga Eugjeni Primakov, personalitet i njohur shtetëror i vendit tonë, akademik, në librin e vet të fundit me titull “Bota pa Rusinë?”. Në ceremoninë e prezantimit të tij, duke u ndalur në marrëdhëniet e Rusisë me SHBA-s dhe Evropën, Primakov u shpreh, se në botën e sotme që po globalizohet, u krijuan, çështë për të ardhur keq, disa mite dhe stereotipe. Kryesori prej tyre është miti mbi kalimin në botën njëpolare. Mirëpo, fakti se ekziston në të vërtetë bota shumëpolare pranohet edhe në vetë SHBA-s. Prandaj nuk është aspak diçka e rastit ajo se politikanët dhe ekspertët e njohur perëndimorë deklarojnë se Uashingtoni është i detyruar që në politikën e vet ta marrë parasysh këtë karakter shumëpolar. Pikërisht në përputhje me këtë Uashingtoni synon të përkrahë, nga ana e vet, aleatët në të shtuquajturën Evropë e re, pa varur shpresat, për shembull, tek përkrahja pa kushte e pozitës së vet prej lideri nga vendet e vjetra-themeluese të Bashkimit Evropian. Sipas mendimit të Eugjeni Primakovit, pikërisht SHBA-s qëndrojnë pas zgjerimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, që Rusia të bëhet më e shtruar kur puna të ketë të bëjë me interesat kombëtare të vendit tonë. Veç kësaj, me anë të zgjerimit të NATO-s po zgjidhet detyra e së ashtuquajturës demokraci e re e kërbaçit, sepse anëtarët e rinj të Aleancës janë shumë më të bindur se anëtarët e vjetër. Më parë, gjatë ekzistencës së Bashkimit Sovjetik, vazhdon Eugjeni Primakov, Evropa kishte nevojë për ombrellën bërthamore amerikane dhe prandaj SHBA-s zinin atje pozita sunduese. Me kalimin e kohës Uashingtoni sajoi të ashtuquajturin rrezik iranian dhe përpiqet të krijojë rajonin e tretë pozicional të sistemit të mbrojtjes amerikane antiraketë në Poloni dhe Çeki. Dhe është karakteristike se kjo është jo iniciativë e NATO-s, por plotësisht amerikane, e cila u bë e mudur vetëm për shkak të interesave egoiste të elitave të Evropës Lindore. Rusia megjithë situatën e re të krijuar aktualisht është larg asaj që të afirmojë rëndësinë e vet në punët botërore me anë të konfrontimit me këdo qoftë. Duke varur shpresat tek ndryshimi i kursit të administratës së re amerikane, ndër të tjera edhe ndaj Rusisë, është e domosdoshme që të perceptohet qartë se jo gjithçka varet nga Uashingtoni. Sepse tashmë u dukën lojtarë të rinj me peshë në arenën ndërkombëtare dhe qendra të reja force në Perëndim dhe Lindje, theksoi në përfundim Eugjeni Primakov.