Projekti “Nabuko” është i pamundur pa pjesëmarrjen e Rusisë. Këtë kanë ndërmend ta përgënjeshtrojnë autorët e këtij projekti, një grup vendesh evropiane. Përpjekjeve për kërkimin e kanaleve të financimit të “Nabuko” u kushtohet takimi i kryetarëve të shteteve-pjesëmarrëse të projektit të gazsjellësit “Nabuko”, që po zhvillohet këto 2 ditë në Budapest. Korrespondentja Elena Studnjeva, komenton, se projekti “Nabuko” po shikohet, siç dhe u mendua nga autorët e tij, si alternativë e gazsjellësit “Rryma Jugore”, pjesëmarrëse kryesore e të cilit është Rusia. Prandaj itinerari i “Nabuko”-s, me anë të të cilit gazi i vendeve të pellgut të Kaspikut do të transportohet në Evropë, u përcaktua si i tillë që të anashkalojë territorin e Rusisë. Cilin gaz të zonës së Detit Kaspik dhe në ç’vëllime ka ndërmend të pranojë “Nabuko” në tubacionet e veta? Kjo është një pyetje krejtësisht e natyrshme, sepse firmat  e Rusisë merren vesh me vendet e Azisë së Mesme për blerjen e të gjitha vëllimeve të gazit të tyre për eksport. Rusia, dhe pikërisht “Gazprom”-i, është lider global botëror në sferën e gazit. Ai ka marrëveshje të vjetra dhe prespektive (deri në vitin 2030-të) përkatësisht gazit kaspik, dhe jo vetëm për transportimin, por edhe përpunimin e tij. Kështu, gazi natyror i Turkmenisë dhe Kazakistanit do të furnizohet në Rusi sipas marrëveshjeve me këto vende deri në vitim 2015-të. Gjithashtu Rusia ka përfunduar një marrëveshje mbi partneritetin strategjik në degën e gazit edhe me Uzbekistanin. Me të nënkuptohet edhe shfrytëzimi i vendburimeve të gazit në jugperëndim të këtij vendi, edhe përpunimi i gazit. Vetëm një prej projekteve të shumta me firmën e Rusisë “Lukoil”, për përpunimin e gazit në territorin e Uzbekistanit, parashikohet për 35 vjetë. Vagit Alekperov, kryetar i kësaj firme, u shpreh, se “Lukoil” ia hyri punimeve për krijimin e kushteve për punë dhe banim në vendburimin e gazit “Kandimskoje”. Projekti është i madh dhe kërkon investime shumëmiliardëshe. Në këtë vendburim do të investohet një kapital i drejtpërdrejtë me shumë prej më se 2 mlrd.dollarësh. Shpresoj se që në vitin 2012-të do të mund të fillojmë projektin që parashikohet për 35 vjetë. Por me ç’ gaz do të mbushet “Nabuko”, në qoftë se projekti për arsye ngushtësisht të politizuara përjashton pjesëmarrjen e Rusisë në të? Rusia nuk e konsideron “Nabuko”-n si projekt që mund të konkurrojë me gazësjellësit “Rryma Jugore” dhe “Rryma Veriore”. Bashkimi Evropian, që i bën lobi këtij projekti, shpreson tek gazi natyror i Azerbajxhanit. Ndërkaq, siç mund të gjykohet nga informacioni i përftuar nga “Gazprom”-i, holldingu rus po zhvillon bisedime jo të pasuksesshme me palën azerbajxhanase për blerjen e gjithë gazit të saj të eksportit me çmim mesatar evropian. Dhe fjalë bëhet për një kontratë afatgjatë, ndërsa Rusia disponon bile që tani gjithë sistemin e nevojshëm për transportimin e gazit dhe blerjen e gazit azerbajxhanas në kufirin me këtë vend. Argumentet janë shumë serioze për përzgjedhjen e drejtë të Bakusë mes leverdisë tregtare dhe lojërave politike kundër Rusisë.