Javën e ardhshme krerët e shteteve, politikanët e autoritetshëm, liderët e biznes qarqeve dhe nëpunësit e organizatave ndërkombëtare do të mbërrijnë në Davos për pjesëmarrje në Forumin Ekonomik Botëror. Në të pritet pjesëmarrja e 2500 mysafirëve nga 96 vende të botës. Çështje kryesore e rendit të ditës do të jetë gjendja e sistemit global financiar. Prirjet në Davos konsiderohen si barometër, që bën parashikimin e motit ekonomik. Në sfondin e krizës në industrinë bankare, të recesionit në ekonomitë perëndimore, rënies së theksuar të tregjeve financiare dhe shkurtimit të organikave të shumë korporatave në mijëra veta, nuk është për tu habitur aspak nga titulli i forumit të këtij viti -“Forumi i botës së postkrizës”. Është jashtëzakonisht simbolik fakti, se forumin do ta hapë me një fjalim gjysëm orësh, Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin. Një nga temat të cilat do të diskutohen në forum, do të jetë arkitektura e re politike evropiane, pikërisht ajo temë, për të cilën kohët e fundit Rusia flet shpesh. Ekspertët mendojnë se zgjedhja e Putinit si person, i cili do të hapë forumin, dëshmon se bashkësia botërore është e gatshme që tu kushtojë një vëmendje më të madhe propozimeve të Rusisë. Duke marrë parasysh problemet me gazin në fillim të këtij viti, kuptohet se pjesëmarrësit e forumit do ta dëgjojnë Kryeministrin e Rusisë me një vëmendje të përqëndruar. Ata presin të dëgjojnë nga Putin, se si perceptohet kriza në Rusi dhe ç'hapa është e domosdoshme që të ndërrmerren për minimizimin sadopak të dëmit të pashmangshëm, duke pasur parasysh, se vitet e fundit ndikimi i Rusisë në arenën gjeopolitike u forcua në mënyrë të dukshme. Ndonëse ekspertët bëjnë thirrje për të mos varur shpresa të tepërta tek forumi i Davosit. S’besoj se pjesëmarrësit e tij do të marrin vendime me një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, mendon Sergei Piatenko, Drejtor i përgjithshëm i Shkollës Ekonomiko-Juridike. Ai është i mendimit, se, sigurisht, asnjë takim i tillë i veçantë nuk zgjidh dot situatën botërore. Në qoftë se bota nisi të flasë mbi atë se çfarë do të ndodhë mbas krizës, kjo do të thotë se psikologjikisht ajo po fillon të përgatitet për atë se kriza një ditë do të përfundojë. Dhe kjo, në përgjithësi, është një gjë e mirë. Probleme kanë praktikisht të gjithë. Në tërësi, bota me të vërtetë u globalizua dhe që të këshillohesh me të tjerë në këtë situatë është thjeshtë domosdoshmëri e dorës së parë. Kryeministri Putin do të jetë si njëfarë kryetari në këtë forum, i cili do të përcaktojë vektorin dhe tonin e diskutimit. Dhe në analizë të fundit, fjalë do të bëhet për atë që në ekonominë dhe politikën globale të kthehet të paktën mirëbesimi minimal reciprok, që gjatë krizave të ndryshme është gjëja më e nevojshme e marrëdhënieve.