Presidenti i Ukrainës Viktor Jushçenko nuk mundi të zhvillonte të premten e kaluar mbledhjen e Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurimit Kombëtar. Kjo mbledhje kihej ndërmend t’u kushtohej plotësisht marrëveshjeve në sferën e gazit, në të cilat arriti Kryeministrja Julia Timoshenko me homologun e saj Vladimir Putin në Moskë, të cilat u kritikuan nga Jushçenko. Presidenti ukrainas i quajti kontratat e nënshkruara të paleverdishme për Ukrainën. Në fakt asgjë tjetër nga Presidenti, në adres të Kryeministres nuk mund të priste askush, mendon politologu ukrainas Mihaill Pagrebinski. Politologu u shpreh, se Presidenti e konsideron Timoshenkon oponente të vet kryesore politike. Kështu që edhe sikur ajo të sillte me vete nga Moska gazin falas për Ukrainën, prapëseprapë ai do të kishte thënë se Kryeministrja bëri tradhëti të lartë për ndonjë arsye tjetër. Prandaj pritet se në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit dhe mbrojtjes kombëtare,Presidenti do të përpiqet ndoshta të shperhë pretendime ndaj kësaj marrëveshjeje. Ajo, se si përfundim çmimi vjetor i gazit për Ukrainën, sipas vlerësimeve të palës ukrainase, si dhe ekspertëve të Rusisë, do të jetë më pak se 250 $, gjë që duket tamam si ndonjë mrekulli. Në Ukrainë, ku situata e brendshme politike është shumë e rëndë, nuk është zakon që të shprehet ndjenja e kënaqësisë nga suksesi i rivalit tënd politik. Përpara mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar po zhvillohen duke përdorur shprehjen ushtarake, një përgatitje serioze me artileri. Kampi i Presidentit vuri në qarkullimin shoqëror të ashtuquajturat teza, të cilat në fakt akuzojnë Julia Timoshenkon për tradhëtinë e interesave kombëtare. Asaj i bëhen pyetje, të cilat në të vërtetë më tepër u ngjajnë akuzave të drejtpërdrejta, të cilat nuk shoqërohen nga asgjë që mund tu ngjajë provave. Për shembull: “A është e vërtetë, se “bijëza” ukrainase e firmës “Gazprom” ka marrë në dispozicion jo vetëm 25% të tregut ukrainas të gazit, por edhe lejen e Kryeministres së Ukrainës që gazi tu furnizohet vetëm ndërmarrjeve me kapitalin e Rusisë, dhe me çmimet më të ulëta se për konsumatorët e tjerë ukrainas? A nuk shërben ky faktor për të çuar përpara interesat politike të Rusisë?”. Njëkohësisht ithtarët e Presidentit thonë se gjoja tashmë u fiksuan të ashtuquajturat marrëveshje të fshehta mes Timoshenkos dhe Kremlinit. Ndërsa një tjetër pyetje-akuzë, që i bëhet Timoshenkos ua kalon të gjithave: “A është e vërtetë, se në Moskë u arrit në marrëveshje për bashkërendimin e të gjitha veprimeve për sulmin e gjerë politik të radhës kundër Presidentit të Ukrainës?” Menjëherë lind kundërpyetja: Përse të bëhet kjo, që rejtingu i Jushçenkos të ulet nga 2 deri në 1% ? S’ke ç’ti thuash, është një objektiv i denjë për një sulm të gjerë politik. Siç mund të gjykohet nga të gjitha,mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Ukrainës, nuk u mbajt sepse Presidenti nuk mund të gjente mjaft ithtarë, të cilët do të përkrahnin akuzat e tij boshe kundër Kryeministres. Ndërkaq, pas grindjeve të tanishme politike në Ukrainë qëndron rreziku se sigurisë energjetike të Evropës  do ti shkaktohet një dëm i ri i radhës. Sepse me veton nga ana e Këshillit ukrainas të Sigurimit Kombëtar në sferën e gazit, Evropa mund të ndodhet përsëri nën bllokadën në sferën e gazit nga ana e Ukrainës.