Në Budapest po përfundon përgatitja për zhvilimin e konferëncës ndërkombëtare të nivelit të lartë për projektin “ Nabukko”. Për pjesëmarrje në të janë ftuar përfaqësuesit e lartë zyrtarë të të gjitha vendeve — pjesëmarrëse të projektit, të BE dhe SHBA-s. Rusia ndër të ftuarit nuk figuron. E ashtuquajtura luftë rreth gazit, që u provokua nga Kievi, pa dyshim, forcoi vemendjen ndaj diversifikimit të rrugëve të transportimit të gazit në Evropë. Një prej rrugëve të tilla, që nuk do të kalojë as nga territori i Rusisë, as nga ai i Ukrainës, është itinerari “ Nabukko”. Vërtet, edhe këtu tashmë u përvijua vendi problematik transitor - Turqia, e cila i vë BE kushte politike. Perëndimi po ndërmerr përpjekjet për kundërvënien e projektit “ të vet” “ Nabukko” projektit “ të huaj” - të “ Gazprom-it” - projektit  të gazsjellësit “ Rryma Jugore”. Moska e hedh poshtë një qendrim të tillë të politizuar. Është karakteristike, se gjatë konfliktit të ashpër rreth gazit udhëheqësit e Rusisë nuk thanë asnjë fjalë kundër “ Nabukko-s”. Ata vetëm vunë në dukje se diversifikimi është i nevojshëm me të vërtetë dhe se në të hyjnë organikisht projektet me pjesëmarrjen e Rusisë “ Rryma veriore”, që do të kalojë nëpër fundin e Detit Balltik, dhe “ Rryma Jugore”, që do të kalojë nëpër fundin e Detit të Zi dhe territoret e vendeve ballkanike për në Evropën Qendrore. Që Bullgaria, vendi ky i cili pësoi dëmin më të madh në krahasim me të tjerat për shkak të veprimeve të Kievit, është e interesuar si për realizimin e “ Nabukko-s”, ashtu dhe për projektin “ Ryma Jugore” deklaroi këto ditë presidenti i saj Georgi Parvanov. Po kjo u vu në dukje në Budapest nga Ministri i Energjetikës i Hungarisë Çaba Molnar. Për realizimin sa më të shpejtë në jetë të projektit “ Rryma Jugore” shprehen udhëheqësit e Serbisë dhe Sllovenisë. Një nga vendet më të cënueshme për projektin “ Nabukko” mbetet sigurimi i tij me gaz. Puna është se gazi i Azerbajxhanit është i pamjaftueshëm, ndërsa gazi i Iranit nuk është i preferueshëm për shkaqe politike. Përfaqësuesit e BE i bëjnë lajka me të gjitha mënyrat e mundshme Presidentit të Turkmenisë. Por ai këto ditë konfirmoi përsëri se vendi i tij do të përqendrohet në realizimin e dy projekteve të gazsjellësve - me Kinën dhe Rusinë. Mbi tubacionin për bashkimin me gazsjellësin “ Nabukko” nuk u tha asgjë. Moska shpreson se marrëveshja 10 vjeçare e transitit në Evropë, që u nënshkrua nga Ukraina, do të respektohet plotësisht. Por shpërthimi i konfliktit të radhës në gjirin e udhëheqjes së Ukrainës mund të vërë përsëri në rrezik sigurinë e transitit ukrainas. Gazsjellësit e rinj, ndër të tjera, edhe “ Rryma Jugore” destinohen të garantojnë suplementarisht sigurinë energjetike të Evropës.