Ministri i punëve të jashtme i Rusisë dhe homologu i tij i Osetisë së Jugut diskutuan masat për ndërprerjen e bllokadës së gazit të Osetisë së Jugut nga ana e Gjeorgjisë. Transit i gazit të Rusisë në këtë republikë u ndërpre menjëherë pas fillimit të veprimeve ushtarake në gusht të vitit 2008. Furnizimet deri tani nuk kanë rifilluar akoma. Sipas njoftimeve nga Tbilisi, gjatë veprimeve ushtarake, gjoja mbi gazësjellës ra një predhë. Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, nga ana e vet, ka deklaruar më se një herë se veprime ushtarake në zonën e gazësjellësit nuk u zhvilluan, dhe Rusia propozoi që ti japë ndihmë Tbilisit që të rivendoset gazësjellësi dhe të ç’minohen zonat e nevojshme për transitin e gazit. Mirëpo Gjorgjia heq dorë me konsekuencë nga ndihma, duke vazhduar bllokimin e furnizimit të gazit të Rusisë. Osetia e Jugut mendon se Gjeorgjia politizon çështjen e furnizimeve të gazit, duke mos plotësuar në vëllim në këtë mënyrë pikat e planit të Medvediev-Sarkozi dhe duke lënë Chinvalin në kushtet e dimirit të ashpër malor nën goditjen e katastrofës humanitare. Për më tapër, duke vazhduar të marrë gazin e Rusisë, sipas marrëveshjeve të përfunduara më parë, Gjeorgjia në fakt, përvetëson në mënyrë të paligjshme atë pjesë të gazit, që duhet të drejtohet për në territorin e Osetisë së Jugut. Sergej Llavrov, Ministër i Punëve të Jashtme i Rusisë, vë në dukje se çrregullimet në gazësjellësin, tek të cilat referohet pala gjeorgjiane, nuk janë aspak serioze. Sipas fjalëve të tij, është e domosdoshme që të rivendosen sa më shpejtë furnizimet e gazit për në republikën e Osetisë së Jugut nëpër territorin e Gjeorgjisë. Për këtë mund të ndihmojë vizita e paradokohshme në rajon e përfaqësuesve të OSBE-së, të cilët bënë monitorimin e të gjithë gazësjellësit Agara-Chinvali, ku gjoja u zbuluan dëmtime, por nuk u gjetën kurrëfarë çrregullimesh seroize.Çështja e gazit u ngrit edhe gjatë bisedimeve të djeshme të Sergej Llavrovit me Luis Maria de Puçin, kreu i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Nga ana e Rusisë u vu në dukje se Këshilli i Evropës dhe të gjitha organet e tij, duke përfshirë edhe Asamblenë Parlamentare, mund ti bënin thirrje Tbilisit për ndalimin e bllokadës energjetike dhe heqjen e pengesave për dhënien e ndihmave humanitare.