Situata e konfliktit që lindi rreth furnizimeve të gazit rus në Evropë nëpërmjet territorit të Ukrainës duhet të rregullohet në një kohë maksimalisht të shpejtë. Për këtë deklaroi presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev sipas përfundimeve të konferencës ndërkombëtare në lidhje me çështjen që ka të bëjë me garantimin e transportimit të “ lëndës së kaltërt djegëse ” konsumatorëve evropianë. Kryetari rus i shtetit nënvizoi, se konferenca në Moskë, e cila u thirr me iniciativën e tij dhe së cilës iu përgjigjën operativisht përfaqësuesit e lartë zyrtarë të dhjetra vendeve evropianë, ishte mjaft e dobishme. “ Kryesorja është,tha ai, se ne arritëm të këmbenim mendime në mënyrë të hapur, të drejtpërdrejtë, konstruktive dhe dashamirëse në lidhje me krizën e gazit, e cila, për fat të keq, ekziston në Evropë, deklaroi Presidenti rus. Përveç kësaj, me pjesëmarrjen e palëve të tërhequra në debat — Rusisë dhe Ukrainës — si dhe vendeve të tjera të interesuara ne folëm mbi atë, se si mund të kalohet sa më shpejt që të jetë e mundur tek rifillimi i furnizimeve të gazit. U shqyrtua gjithashtu edhe problemi që ka të bëjë me moslejimin e lindjes së problemeve të tilla në të ardhmen, njoftoi ai. Presidenti i Rusisë vuri në dukje, se sistemi bashkëekzistues i sigurisë energjetike në Evropë nuk është aspak optimal. Ndër të tjera edhe Karta Energjetike, e cila nuk është pranuar dhe nuk do të pranohet nga Rusia. Prandaj neve na duhet të mendohemi se në ç’mënyrë të krijojmë një bazë të re të qendrueshme, të fortë juridike për zgjidhjen e këtij problemi. Dimitri Medvediev premtoi se do ta ngrejë për shqyrtim këtë problem edhe gjatë samitit të “ 8-shes së madhe ”, dhe ka shumë mundësi, edhe në takimin e liderëve të 20 vendeve me ekonomi më të zhvilluar të botës, i cili do të mbahet në një kohë të afërt në Lisbonë. Duke iu përgjigjur më tej pyetjeve të korrespondentëve Presidenti i Rusisë shprehu bindjen e vet në atë, se Ukraina është plotësisht e aftë të paguajë çmim evropian për gazin rus. Përveç kësaj, duke folur mbi domosdoshmërinë e ndërtimit të gazsjellësve “ Rryma Veriore ”  dhe “ Rryma Jugore ” ai theksoi, se Rusia nuk ka ndërmend të heqë dorë nga transiti i gazit të saj nëpërmjet territorit të Ukrainës. Por ne duhet të nxjerrim mësimet përkatëse nga ajo që ndodhi dhe të krijojmë mekanizmat e parandalimit të konflikteve të kësaj natyre në të ardhmen. Presidenti i Rusisë vuri në dukje, se çështja që ka të bëjë me furnizimet e burimeve energjetike është globale. Dhe mësimi më i mirë i nxjerrë nga kriza aktuale e gazit do të jetë krijimi i një sistemi të tillë ndërkombëtar si në nivel dypalësh, ashtu dhe mbi bazë shumëpalëshe.