Konferenca Ndërkombëtare që u mbajt sot në Moskë për çështjen e transitit të gazit konsumatorëve evropianë, ishte më se e dobishme. Për këtë njoftoi Presidenti  Dimitri Medvediev, gjatë fjalës që mbajti në konferencën për shtyp sipas rezultateve të takimit. "Më kryesoria është, që ne mundëm të shkëmbenim mendimet tona drejtpërdrejti, hapur, në mënyrë konstruktive dhe dashamirëse për krizën rreth gazit, e cila për fat të keq, vazhdon akoma në Evropë”- deklaroi Presidenti. Përveç kësaj, me pjesëmarrjen e palëve të përfshira në konflikt: të Rusisë dhe Ukrainës, si dhe të vendeve të tjera mjaft të interesuara në këtë çështje, u diskutua midis të tjerash, edhe ajo se si të kalohet tek rifillimi i transitit të menjëhershëm të gazit”- u shpreh Presidenti. Gjithashtu u rishikua çështja mbi moslejimin e lindjes së problemeve të tilla në të ardhmen. Negociatat për rifillimin e transitit të gazit të Rusisë në Evropë, do ti vazhdojnë kryeministrat e të dy vendeve,  përkatësisht ai i Rusisë Vladimir Putin dhe homologia e tij  ukrainase Julia Timoshenko. Siç vuri në dukje Dimitri Medvediev, ngjarjet e fundit treguan, se sistemi ekzistues aktual i sigurisë energjetike në Evropë mund të ç'ekulibrohet  dhe të krijojë probleme serioze për banorët evropianë. “Rusia nuk e ka pranuar dhe nuk do ta pranojë Kartën Energjetike Evropiane”- theksoi Presidenti i Federatës Ruse  Dimitri Medvediev, duke folur në konferencën për shtyp sipas rezultateve të konferencës për gazin në Moskë. Prandaj duhet menduar për atë, se si të krijohet një bazë e fortë, e qëndrueshme juridike. Medvediev tha se do ta ngrejë për shqyrtim  këtë çështje në samitin e “Tetëshes së madhe”, po ashtu dhe në samitin e 20 vendeve me ekonomi më të zhvilluar të botës. Sipas fjalëve të tij, kriza financiare, e cila ekziston aktualisht në botë, nuk duhet të ndërlikohet me probleme të tjera të ngjashme me  atë të konfliktin e gazit.