0Samiti i vendeve transitore dhe konsumatorëve të gazit rus do të zhvillohet më 17 janar në Moskë. Në të do të mblidhen përfaqësuesit e të gjitha vendeve evropiane që importojnë gazin rus dhe realizojnë transitin e tij nëpërmjet territorit të vet. Qëllim i samitit është kërkimi i rrugëdaljes nga kriza e gazit, që lindi për faj të Ukrainës, e cila bllokon transitin e lëndës hidrokarbure në Evropë. Pala ruse u propozoi konsumatorëve evropianë krijimin e konsorciumit, i cili do të blejë vëllimin e domosdoshëm të gazit rus me qëllim që t’ia japë atë Ukrainës dhe të fillojë transiti i lëndës hidrokarbure nëpërmjet territorit të saj.


0“ Zëri i Rusisë ” do të realizojë videotransmetimin e aktiviteteve të samitit në rusisht, anglisht dhe gjuhë të tjera evropiane. Videosubjektet me fjalimet e përfaqësuesve të vendeve të ndryshme — pjesëmarrëse të samitit do të vendosen operativisht në sajtin tonë në gjuhët evropiane. Gjatë gjithë ditës internet -rezerva e “ Zërit të Rusisë ” do t’ju njohë me njoftimet më të freskëta të samitit, me vendimet e marra në të, komentet e ekspertëve.


0Partner i videotransmetimit –

0Vesti.ru