Sot Rusia rifilloi transitin e gazit për në Evropë nëpër territorin e Ukrainës. Në qoftë se sistemi i transportimit të gazit i Ukrainës pas qëndrimit të vazhdueshëm pa punë nuk do të çrregullohet dhe vëzhguesit ndërkombëtarë nuk do të fiksojnë shkelje, “Gazprom”-i do të rivendosë transitin në regjimin e zakonshëm. Megjithatë shqetësime të caktuara të lidhura me vëllimin e furnizimeve të gazit të Rusisë konsumatorëve evropianë, mbeten. Ndoshta kjo është vetëm pikëpamja jonë, por ata jashtë shtetit mendojnë ndryshe për këtë gjë. Korrespondentja Nadjezhda Venediktova u lidh me telefon me firmën hungareze EMFES, e cila është importuese e madhe e gazit rus, që transportohet transit nëpër territorin e Ukrainës, dhe iu lut Ishvan Gocit, drejtor ekzekutiv i firmës, që të jepte një intervistë për “Zërin e Rusisë”. Le të kujtojmë, se firma EMFES, është firma e parë evropiane, e cila paditi firmën “Naftogaz Ukraini”. Firma hungareze vlerëson dëmin, si shkak i veprimeve të palës ukrainase me shumën 30 mln.dollarë. Duke ju përgjigjur pyetjes së korrespondentes:-Në se do të arrihet të rivendoset plotësisht në një kohë të afërt transiti i gazit të Rusisë nëpër territorin e Ukrainës, Ishvan Goci u përgjigj,se ai është pesimist, dhe e shpjegoi se pse. “Si specialist, që kam punuar gjatë shumë vjetësh në industrinë e gazit, unë e përfytyroj mirë se çdo të thotë tubacioni transit, që kalon nëpër territorin ukrainas. Është e pamundur, që ti bëhen shërbime transitit pa i bërë shërbime tregut të brendshëm. Gjithashtu mendoj, se edhe në të ardhmen Evropa do të marrë gaz në vëllim jo të plotë. Sipas fjalëve të zotit Dubina, kryetar i firmës “Naftogaz Ukraini”, përgjegjëse e transitit të gazit të Rusisë për në Evropë, aktualisht në depot  ukrainase të gazit ndodhen 17 mln.metra kub gaz”,u shpreh Ishvan Goci. Kjo është shumë pak. Por në qoftë se ka kaq pak gaz në depot ukrainase, kjo do të thotë se me hapjen e sistemit të transportimit të gazit, përvetësimi i tij nuk do të mund të realizohet në regjim të plotë. Si ju duket, a mund të vepronte Rusia ndryshe, përveç ndërprerjes së furnuzimit të gazit? ,- pyeti korrespondentja jonë Ishvan Gocin. “Ka disa vjetë që Ukraina përvetëson në mënyrë të pasanksionuar gazin që transportohet transit për në Evropë. Dhe Rusia pëson humbje kolosale nga kjo. Ndërsa tani, edhe importuesit evropianë pësojnë gjithashtu humbje. Kush do ti paguajë ato? Ukraina nuk shleu akoma borxhet sipas furnizimeve të gazit të Rusisë për vitin e kaluar”, u përgjigj ai. Pyetjes: A mund të garantohet se Ukraina nuk do të rifillojë shantazhin në sferën e gazit ? Ishvan Goci u përgjigj, se është i mendimit, që rrugëdalja e vetme e mundur nga kjo situatë është pikërisht një mënyrë e tillë. Bashkimi Evropian duhet të mbajë një qëndrim më të përgjegjshëm ndaj zgjidhjes së çështjes së gazit dhe të bëjë presion mbi vendin importues, thotë Goci. Nuk duhet të harrohet se Ukraina nënshkroi Kartën Energjetike Evropiane, ku është shkruar se transiti duhet të realizohet ne të gjitha rrethanat, pa marrë parasysh konfliktet financiare dhe të tjera të pjesëmarrësve të Kartës. Firma EMFES e paditi firmën  “Naftogaz Ukraini”për humbjet që pësoi nga bllokimi i transitit të gazit të Rusisë. Po në përgjithësi, konfliktet në marrëdhëniet reciproke ekonomike kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë. Ato duhet të kapërcehen. Por transiti i gazit duhet të realizohet me çdo kusht.