Vendet evropiane të NATO-s duan që të rishikohet politika e Aleancës ndaj Rusisë. Kjo pozitë u përcaktua qartë nga Ministri i Mbrojtjes i Francës Erve Moren dhe  Minisri i Punëve të Jashtme i Gjermanisë Frank-Valter Shtajnmajer. Erve Moren, duke folur të dielën në programin e përbashkët politik të radiostacionit shtetëror francez RFI dhe kanalit televiziv TV-5, shprehu bindjen se vendet evropiane duhet të sigurojnë krijimin e partneritetit strategjik, të bazuar në mirëbesimin me Rusinë. Sipas fjalëve të tij, është e pamundur që të sigurohet paqja dhe të garantohet sigurimi në kontinent, pa përfillur mendimin e Moskës. Rrjedhimisht, zgjerimi i NATO-s duhet të realizohet në përputhje me marrëdhëniet e mirëbesimit, që po vendosen me Rusinë. Ndër të tjera, çështja e hyrjes së mundur të Gjeorgjisë dhe Ukrainës në NATO duhet të vështrohet në bashkërendim me Rusinë, mendon ministri gjerman Frank-Valter Shtajnmajer, i cili nga ana e vet, i bëri një kritikë të ashpër gjendjes së tanishme të punëve në bllokun e Atlantikut të Veriut dhe u shpreh për reformimin e tij serioz. Problemet e përcaktuara nga politikani francez dhe ai gjerman, janë jashtëzakonisht të rëndësishme. Nga ajo, në se do të zgjidhen ato, pa dyshim varet zhvillimi politik jo vetëm vetëm i Evropës, por edhe i gjithë botës. Ndërkaq, siç vuri në dukje Dimitri Rogozin, përfaqësues i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s,  politika e kësaj të fundit ka drejtim antirus. Ngjarjet tragjike të gushtit në Kaukaz vunë shumë e shumë thekse. Gjeorgjia shpërtheu luftën kundër Osetisë së Jugut, një republikë mjaft e vogël kjo. Dhe NATO, e cila deklaronte se afrimi i saj me kufijtë tanë do të ketë një karakter stabilizues, mbajti anën e Gjeorgjisë. NATO mbajti në mënyrë të prerë anën e atij që ishte agresor, që sulmoi njerëzit fare të pambrojur, të paarmatosur. Këto ishin iniciativa të politikës së bllokut, pikërisht atij, që mbas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore e deri në fillim të viteve 90 të shekullit të kaluar ka përcaktuar zhvillimin politik të botës. Siç tregoi koha, kjo politikë s’ka prespektivë. Dhe nuk është aspak diçka e rastit ajo se Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Federale Gjermane Frank-Valter Shtajnmajer i bëri thirrje Presidentit të ri amerikan për të pranuar propozimet e kreut të shtetit të Rusisë Dimitri Medvediev për përtëritjen e arkitekturës së sigurimit evropian.