Pas hyrjes në detyrë Presidenti Barak Obama dhe administrata e tij e re duhet t’i përgjigjen shumë shpejt dhe pozitivisht propozimit të Rusisë për vendosjen e epokës së re të bashkëpunimit mes dy vendeve. Rusët hapën derën për marrëdhënie normale dhe  amerikanët nuk duhet ta mbyllin atë. Një mendim i tillë u shpreh nga Uiliam Lind, kryetar i organizatës konservatore “ Fondi për Kongresin e lirë”, organizatë e autoritetshme kjo në SHBA-s. Artikulli i tij u botua nga agjencia UPI. Vëzhguesi politik i “ Zërit të Rusisë ” Viktor Jenikejev komentoi këtë fakt si vijon. Ky do të ishte, sigurisht, një skenar ideal i zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Rusisë dhe SHBA-ve. Rusia është e gatshme për këtë. Duke uruar Barak Obamën me rastin e fitores në maratonën paraelektorale Presidenti Dimitri Medvediev shfaqi shpresën se Rusisa dhe SHBA-s do të arrijnë të shumëfishojnë përvojën pozitive të grumbulluar në bashkëpunim mbi bazë të pragmatizmit dhe balancës së interesave. Lidhur me këtë u shpreh gatishmëria për të filluar pa vonesë punën e përbashkët në lidhje me të gjitha çështjet nga më të rëndësishmet të rendit ndërkombëtar të ditës. Është për të vënë në dukje se gjatë telefonatës së parë me Dimitri Medvedievin Barak Obama e pranoi këtë gjë. Objektivisht, baza për fillimin e suksesshëm të marrëdhënieve Rusi-SHBA pas zëvendësimit të pushtetit në Uashington më 20 janar, ekziston. Është karakteristike se kjo pikëpamje përkrahet edhe nga Uiliam Lind, kryetar i “Fondit për Kongresin e lirë”, edhe nga Brent Skoukroft, një prej patriarkëve të politikës së jashtme dhe diplomacisë amerikane, që është meqë ra fjala, gjithashtu konservator i njohur. Ai ka qenë ndihmës i presidentëve Herald Ford dhe Xhorxh Bush-i madh, për çështjet e sigurimit kombëtar.Të dy ata mendojnë se Moska dhe Uashingtoni mund të arrijnë në marrëveshje për shumë çështje nga më të rëndësishmet. Ndër to janë shkurtimi i armatimeve strategjike ofensive, garantimi i sigurimit evropian, si dhe planet amerikane për krijimin e rajonoit të tretë pozicional të sistemit global antiraket në Poloni dhe Çeki. Të dy specialistët vënë në dukje lidhur me këtë propozimet e Rusisë mbi krijimin e sistemit kolektiv të mbrojtjes antiraket dhe iniciativën e Presidentit Medvediev që të përfundohet traktati i ri i sigurimit evroatlantik në një territor të gjerë nga Vankuveri e deri në Vladivostok. Në këtë mënyrë fusha e veprimtarisë për përmirësimin e marrëdhënieve Rusi-SHBA  gjatë drejtimit të administratës së Barak Obamës është kolosale. Premisat për këtë ekzistojnë. Tani ka rëndësi të hiqet dorë nga stereotipet e së kaluarës, të shikohet pa paragjykime situata, të përfitohet nga mundësitë ekzistuse dhe të fillojë realizimi i tyre në interes të popujve të Rusisë, SHBA-ve dhe të mbarë botës.